Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Për ne, FSK-ja ka vetëm mision humanitar

Qendra Info by Qendra Info
11/03/2025
in Lajme
0
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Për ne, FSK-ja ka vetëm mision humanitar
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veri-Atlantike (NATO), Mark Rutte, tha se qëndrimi i NATO-s ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës nuk ka ndryshuar.

Rutte, në një konferencë për media në Prishtinë pas takimit me presidentin Vjosa Osmani, tha se në vlerësimin e NATO-s, FSK-ja ka vetëm rol humanitar.

“Sa i përket pyetjes së parë, mandati është që të sigurohemi që FSK-ja të jetë efektive në rolin e vet humanitar këtu në Kosovë. Kështu është mandati saktësisht i NATO-s për ta ndihmuar FSK-në si forcë humanitare, kur ka fatkeqësi të tilla natyrore ose njerëzore”, tha Rutte, duke u përgjigjur në një pyetje të gazetarëve.

Ai, gjatë konferencës në Prishtinës, u pyet edhe për retorikën ultra-nacionaliste të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Rutte ktheu një përgjigje diplomatike për këtë, ndonëse tha se do të jetë i drejtpërdrejtë me të gjithë partnerët e NATO-s në rajon, përfshirë edhe Serbinë.

“Sigurisht, duhet ta bëjmë të qartë se të gjitha palët e sigurisë në rajon duhet të punojnë në të njëjtin drejtim. Të njëjtën gjë e thash edhe në Sarajevë duke folur me anëtarët e Presidencës boshnjake atje, ndërsa sot e vizitova KFOR-in këtu në selinë e saj në Kosovë. Por, jemi në kontakt shumë të afërt me presidentin serb, z. Vuçiq, dhe ai do të më vizitojë së shpejti në Bruksel. Besoj këtë muaj dhe do të jem i drejtpëdrejtë me të gjithë partnerët se vetëm bashkërisht mund të sjellim paqen afatgjatë në këtë rajon”. “Nuk mund të parashikojmë paqe kur mbesim në të njëjtat probleme për dekada me radhë, pra duhet të ketë zgjidhje politike. Kjo kërkon lidership nga të gjithë politikanët. Edhe presidentja juaj këtu, që ka pasur ndikim jo vetëm në Kosovë por edhe në të gjithë rajonin, dhe e cila gëzon respekt në Bashkimin Evropian, sigurisht se ndihmon. E njëjta gjë vlen edhe për Presidencën Boshnjake, po ashtu edhe për presidentin Vuçiq. Pra, duhet të punojmë së bashku për t’u siguruar që ky variant të arrijë paqen afatgjate”, u shpreh Rutte.. /Paparaci.com

Related

Previous Post

“Ajo çka ka ndodhur në këtë rajon, në Bosnjë dhe Herecegovinë e Kosovë nuk do të ndodh kurr më”

Next Post

Reagon Doarsa e LDK’s, Nuk jemi bllok opozitar.

Next Post
Reagon Doarsa e LDK’s, Nuk jemi bllok opozitar.

Reagon Doarsa e LDK's, Nuk jemi bllok opozitar.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.