Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Serbia përballet me sanksionet amerikane ndaj NIS-it – Ministrja serbe pranon: “Na presin vendime të vështira”

Qendra Info by Qendra Info
15/11/2025
in Lajme
0
Serbia përballet me sanksionet amerikane ndaj NIS-it – Ministrja serbe pranon: “Na presin vendime të vështira”
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Minierave dhe Energjetikës së Serbisë, Dubravka Gjedomiq Handanoviq, deklaroi të premten, më 15 nëntor 2025, se Shtetet e Bashkuara nuk i kanë dhënë asnjë afat shtesë kompanisë së naftës NIS (Industria e Naftës e Serbisë) për të vazhduar operimin, pas vendosjes së sanksioneve për shkak të pronësisë pjesërisht ruse.

Në një konferencë urgjente për media, ministrja sqaroi se Beogradi ka marrë vetëm miratim për të negociuar mbi pronësinë e kompanisë, por jo për të lejuar që NIS-i apo rafineria të vazhdojnë aktivitetin.

“Administrata amerikane ka qenë e qartë – kërkon ndryshim të plotë të pronësisë dhe largimin e Rusisë nga NIS-i”, tha Gjedomiq Handanoviq.

Ajo pranoi se brenda shtatë ditësh është e pamundur të ndryshohet struktura e pronësisë, duke paralajmëruar se qeveria do të duhet të marrë “vendime të vështira”.

“Do të duhet të vendosim nëse kompania merret nga shteti dhe më pas të kompensohet dëmi”, shtoi ministrja, duke kujtuar se presidenti Aleksandar Vuçiq është shprehur publikisht kundër nacionalizimit, por “nuk do të lejojmë që vendi dhe qytetarët të rrezikohen”.

Pronaret rusë të NIS-it kanë kërkuar më 11 nëntor nga Departamenti Amerikan i Thesarit (OFAC) zgjatjen e licencës së punës, përmes negociatave me një “palë të tretë”.

Sanksionet amerikane, të vendosura më 9 tetor, kanë pamundësuar importin e naftës së papërpunuar në Serbi, duke rrezikuar furnizimet kombëtare.
SHBA-të kanë theksuar se këto masa synojnë të ndërpresin çdo financim të mundshëm për luftën e Rusisë në Ukrainë, e nisur në shkurt 2022.

Megjithë shtatë shtyrjet e mëparshme të afatit të sanksioneve, negociatat për fatit e NIS-it mbeten të bllokuara midis Beogradit dhe Moskës.

Related

Previous Post

AAK kërkon zgjedhje të parakohshme: “Rrugëdalja e vetme nga kriza politike në vend”

Next Post

Austri – Krizë e thellë e fuqisë punëtore para sezonit të dimrit: hotelet kërkojnë staf, por askush nuk pranon punë sezonale

Next Post
Austri – Krizë e thellë e fuqisë punëtore para sezonit të dimrit: hotelet kërkojnë staf, por askush nuk pranon punë sezonale

Austri – Krizë e thellë e fuqisë punëtore para sezonit të dimrit: hotelet kërkojnë staf, por askush nuk pranon punë sezonale

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.