Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

SHBA fut Luginën e Preshevës në agjendë zyrtare: Kongresi akuzon Serbinë për diskriminim sistematik

Qendra Info by Qendra Info
03/12/2025
in Lajme
0
SHBA fut Luginën e Preshevës në agjendë zyrtare: Kongresi akuzon Serbinë për diskriminim sistematik
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Çështja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës ka hyrë për herë të parë zyrtarisht në axhendën e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara, pas një dëgjimi të posaçëm në Komitetin për Punë të Jashtme të Kongresit, në Nënkomitetin për Evropë të udhëhequr nga kongresisti Keith Self.

Gjatë fjalës së tij, Self ngriti alarmin për pasivizimin administrativ dhe diskriminimin sistematik që autoritetet serbe po u bëjnë shqiptarëve etnikë në Luginë, duke e quajtur këtë praktikë “të papranueshme” dhe një rrezik real për destabilizim rajonal. Ai theksoi se sjellja e Serbisë ndaj shqiptarëve dhe agresiviteti i saj i vazhdueshëm ndaj Kosovës nuk mund të tolerohen më nga diplomacia amerikane.

Qëndrimi i tij u mbështet fuqishëm nga dëshmitarë dhe anëtarë të tjerë të Kongresit, përfshirë ekspertët Edward P. Joseph (Johns Hopkins SAIS), Luke Coffey (Hudson Institute) dhe Max Primorac (Heritage Foundation). Ata nënvizuan se politika e jashtme e SHBA-ve duhet të mbështetet në parime të qarta dhe jo në tolerimin e standardeve të dyfishta.

Kongresistë nga të dyja partitë u pajtuan se çështja e Luginës së Preshevës nuk mund të anashkalohet më, duke paralajmëruar se shkeljet e të drejtave të shqiptarëve nga Beogradi janë të qëllimshme, sistematike dhe të rrezikshme për paqen në Ballkan.

Në diskutim u theksua gjithashtu se Shtetet e Bashkuara duhet të rrisin trysninë ndaj Serbisë për të njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa u rikujtua se Kosova mbetet partneri më i besueshëm, më stabil dhe më pro-amerikan në rajon. Sipas dëshmitarëve, injorimi i Luginës së Preshevës për vite me radhë i ka dhënë Serbisë hapësirë për të thelluar diskriminimin dhe për të manipuluar strukturat demografike përmes pasivizimit administrativ.

Për herë të parë, çështja shqiptare në jug të Serbisë u trajtua hapur dhe qartë në Kongresin amerikan si problem i rëndë i të drejtave të njeriut dhe si rrezik gjeopolitik që kërkon veprim të menjëhershëm. Kjo shënon një moment të rëndësishëm për diplomacinë kosovare dhe shqiptare, duke hapur derën për presion më të madh ndërkombëtar ndaj Beogradit dhe mbrojtje më të fortë për qytetarët e Luginës së Preshevës.

Related

Previous Post

Kremlini: Pa kompromis territorial s’ka paqe – Putin akuzon BE-në për sabotim, SHBA-ja sheh “përparim të kujdesshëm”

Next Post

Pas nëntë ditësh grevë, autobusët e “Trafikut Urban” rikthehen në qarkullim në Prishtinë

Next Post
Trafiku Urban: Ndërprerja e transportit do të mbetet i pezulluar deri në lëshimin e mjeteve

Pas nëntë ditësh grevë, autobusët e “Trafikut Urban” rikthehen në qarkullim në Prishtinë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.