Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

SHBA pret “përparim të ri” në bisedimet për paqe: Rubio optimist, Umerov falënderon Uashingtonin në takimin në Florida

Qendra Info by Qendra Info
30/11/2025
in Lajme
0
SHBA pret “përparim të ri” në bisedimet për paqe: Rubio optimist, Umerov falënderon Uashingtonin në takimin në Florida
0
SHARES
71
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zyrtarët amerikanë po presin zhvillime të rëndësishme nga bisedimet mes SHBA-së dhe Ukrainës që po mbahen në Florida. Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi të dielën se pret “më shumë përparim” drejt një marrëveshjeje që do t’i hapte rrugë përfundimit të luftës në Ukrainë.

“Nuk është vetëm çështje e një marrëveshjeje paqeje. Bëhet fjalë për krijimin e një rruge të sigurt përpara që e lë Ukrainën sovrane, të pavarur dhe të begatë. Për këtë arsye presim edhe më shumë përparim sot,” tha Rubio nga Hallandale Beach, ku po zhvillohen takimet.

Delegacioni ukrainas po udhëhiqet për herë të parë nga Rustem Umerov, Sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, i cili mori drejtimin pas dorëheqjes së Andriy Yermak, shefit të kabinetit të presidentit Volodymyr Zelensky, mes skandalit të madh të korrupsionit në Kiev.

Në hapje të takimit, Umerov shprehu mirënjohje të qartë ndaj Shteteve të Bashkuara.

“SHBA-të po na dëgjojnë, SHBA-të po na mbështesin, SHBA-të po ecin përkrah nesh,” tha ai në anglisht, duke theksuar rolin kyç të Washingtonit.

Në takim morën pjesë edhe i dërguari special Steve Witkoff dhe Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, të cilët po përfaqësojnë palën amerikane. Bisedimet po zhvillohen në një klub privat pranë Miamit, Shell Bay, i cili është në pronësi të kompanisë së pasurive të patundshme të Witkoff.

Presidenti Zelensky ka paralajmëruar se pret që rezultatet e takimeve paraprake në Gjenevë të konkretizohen gjatë ditës së diel. Atje, Ukraina kishte paraqitur një kundërpropozim ndaj planit të hartuar nga Sekretari i Ushtrisë së SHBA-së, Dan Driscoll.

Ndërkohë, zëvendësministri i Jashtëm ukrainas, Sergiy Kyslytsya, ka nënvizuar kompleksitetin e procesit.

“Siç do të thoshte një meteorolog, atmosfera është një sistem kaotik ku ndryshimet e vogla mund të sjellin rezultate të mëdha,” shkroi ai në X nga Miami.

Takimet në Florida po konsiderohen vendimtare, pasi Uashingtoni dhe Kievi po kërkojnë një formulë të përbashkët që do t’i japë fund luftës, ndërsa tensionet diplomatike dhe sfidat politike në Ukrainë janë në rritje.

Related

Previous Post

Murati godet opozitën pas votimit në Kuvend: “Deshën ta lënë shtetin pa paga, qytetarët do t’ua japin përgjigjen më 28 dhjetor”

Next Post

Lajm ekskluziv: Fatmir Limaj dhe Nisma Socialdemokrate drejt koalicionit me PDK-në

Next Post
Lajm ekskluziv: Fatmir Limaj dhe Nisma Socialdemokrate drejt koalicionit me PDK-në

Lajm ekskluziv: Fatmir Limaj dhe Nisma Socialdemokrate drejt koalicionit me PDK-në

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.