Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

SHBA propozon planin me 21 pika për Gazën: Rrugë drejt shtetit palestinez dhe fundi i luftës

Qendra Info by Qendra Info
27/09/2025
in Lajme
0
The Guardian: Izraeli përgjon telefonatat e palestinezëve me ndihmën e Microsoft
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shtetet e Bashkuara kanë paraqitur një plan prej 21 pikash për t’i dhënë fund luftës në Gaza, i cili synon deradikalizimin e enklavës, lirimin e pengjeve dhe krijimin e një rruge drejt shtetit palestinez. Dokumenti është ndarë këtë javë me disa vende arabe në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe është siguruar nga Times of Israel.

Sipas planit, lufta do të përfundonte menjëherë nëse të dyja palët e pranojnë marrëveshjen. Forcat izraelite do të tërhiqeshin gradualisht nga Gaza, ndërsa brenda 48 orëve nga pranimi, të gjithë pengjet – të gjallë ose të vdekur – do të ktheheshin. Në këmbim, Izraeli do të lironte qindra të burgosur palestinezë me dënime të përjetshme dhe mbi 1.000 banorë të arrestuar pas fillimit të luftës.

Një nga elementet kyçe të planit është se Gaza do të qeveriset nga një qeveri e përkohshme teknokratësh palestinezë, nën mbikëqyrjen e një organi ndërkombëtar të krijuar nga SHBA, në bashkëpunim me partnerët arabë dhe evropianë. Hamasi nuk do të ketë rol në administrim, ndërsa anëtarët e tij që pranojnë bashkëjetesën paqësore do të amnistohen.

Plani parashikon gjithashtu:

  • Gaza të shpallet zonë e çarmatosur dhe pa terrorizëm;

  • ndihma humanitare të rritet ndjeshëm, me shpërndarje nga OKB dhe organizata të pavarura;

  • krijimin e një forcë ndërkombëtare stabilizimi, e cila do të trajnojë policinë palestineze;

  • rindërtimin ekonomik përmes investimeve dhe krijimit të një zone ekonomike të veçantë.

Në një nga klauzolat më të rëndësishme, thuhet se pas zbatimit të reformave të Autoritetit Palestinez dhe rindërtimit të Gazës, do të hapet një rrugë e besueshme drejt shtetësisë palestineze, si aspiratë e kahmotshme e popullit palestinez.

Plani përfshin edhe garanci sigurie rajonale, proces për deradikalizimin e popullsisë dhe një dialog politik midis Izraelit dhe palestinezëve, me qëllim bashkëjetesën afatgjatë dhe paqen.

Related

Previous Post

Operacion bastisjeje në Qendrën Korrektuese të Dubravës

Next Post

Drone të dyshimta mbi bazat ushtarake daneze, Danimarka flet për “sulm hibrid”

Next Post
Drone të dyshimta mbi bazat ushtarake daneze, Danimarka flet për “sulm hibrid”

Drone të dyshimta mbi bazat ushtarake daneze, Danimarka flet për “sulm hibrid”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.