Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Ballina

Shefi i BERZH-it për Ballkanin: Rritja ekonomike e Kosovës për vitin 2022 nuk do të jetë më shumë se 4 për qind

Lirigzona Nuredini by Lirigzona Nuredini
09/11/2022
in Ballina
0
Shefi i BERZH-it për Ballkanin: Rritja ekonomike e Kosovës për vitin 2022 nuk do të jetë më shumë se 4 për qind
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shefi i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Matteo Colangeli në një intervistë  ka thënë se rritja ekonomike e Kosovës për vitin 2022 nuk do të jetë më shumë se 4 për qind.

Colangeli shprehet se projeksionet për rritje ekonomike mund të janë më të dobëta, duke u bazuar nga të dhënat e fundit makroekonomike.

“Derisa mundësia për rimëkëmbje ekonomike u ngushtua pas rimëkëmbjes së fortë dyshifrore të Kosovës në vitin 2021, rritja ekonomike u moderua në gjysmën e parë të vitit 2022 dhe do të përballet me ndryshime të rëndësishme me ngadalësimin e aktivitetit botërore”, shprehet Colangeli.

“Ne parashikojmë që ekonomia e Kosovës të rritet me 4 për qind në vitin 2022 dhe 3.7 për qind në vitin 2023, sipas projeksionit të fundit në shtator, megjithëse rritja e këtij viti mund të dalë më e dobët bazuar në të dhënat e fundit makroekonomike”, shton ai.

Sipas tij, edhe pse ekonomitë e Ballkanit Perëndimor kanë ekspozim të kufizuar ndaj Rusisë, sidoqoftë ato ndikohen nga mjedisi makroekonomik botërore që po del të jetë gjithnjë e më sfidues.

“Rritja e inflacioni ka rënduar të ardhurat e disponueshme dhe kostot e inputeve të bizneseve, po ashtu kushtet e financimit po shtrëngohen botërisht dhe kostoja për importin e energjisë rëndon në llogaritë e jashtme e fiskale në mes të hapësirës fiskale më të ngushtë pas viteve të shpenzimeve të shkaktuara nga pandemia COVID-19”, thekson ai.

I pari i BERZH-it për Ballkanin është shprehur se pritet që të ketë investime nga ky institucion edhe në Kosovë.

“Ne po planifikojmë të rrisim investimet tona në Kosovë në vitet e ardhshme. Mbyllja e hendekut të infrastrukturës me pjesën tjetër të rajonit do të vazhdojë të jetë një prioritet i rëndësishëm dhe ne presim të shtojmë mbështetjen tonë për transportin (veçanërisht, hekurudhat dhe lëvizshmërinë e qëndrueshme urbane) dhe infrastrukturën mjedisore”, ka përfunduar ai.

Related

Previous Post

Foxconn që prodhon iPhone-t për Apple investon në firmën e kamionëve elektrikë Lordstown Motors

Next Post

Twitter do të prezantojë etiketë “Zyrtare” për llogari të zgjedhura të verifikuara

Next Post
Twitter do të prezantojë etiketë “Zyrtare” për llogari të zgjedhura të verifikuara

Twitter do të prezantojë etiketë “Zyrtare” për llogari të zgjedhura të verifikuara

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.