Shirat ia mundësojnë Shqipërisë shkëmbimin e energjisë me Kosovën

 Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë deklaroi sot se në ditët në vijim pritet shtim i prurjeve në kaskadën e Drinit për shkak të reshjeve.

Gjatë inspektimit të punimeve në rrugën Orikum-Dukat, ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama, Balluku tha se tani niveli i ujit në liqenin e Fierzës ka arritur 268 m.

“Shirat kanë rritur prurjet në liqenin e Fierzës. Po e konservojmë, jemi gati 268 m në këto momente. Në Koman dhe Vaun e Dejës po e menaxhojmë situatën duke u treguar të kujdesshëm që të mos kemi derdhje të ujit. Aktualisht po punojmë me 4 agregate”, tha Balluku.

Zv/kryeministrja theksoi se duke qenë se parashikimet janë që deri më datë 23 nëntor të ketë prurje të larta, në kuadër të optimizimit KESH do të shkëmbejë energji me Kosovën ose do të dalë në treg për të shitur.

 

Next Post

Qëndroni me ne