Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Shkëlqim Devolli pritet nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut – Diskutohet zgjerimi i investimeve të Devolli Corporation

Qendra Info by Qendra Info
06/06/2025
in Lajme
0
Shkëlqim Devolli pritet nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut – Diskutohet zgjerimi i investimeve të Devolli Corporation
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sipërmarrësi i njohur shqiptar dhe aksionari i Devolli Corporation, Shkëlqim Devolli, është pritur sot në një takim zyrtar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

Në qendër të diskutimeve ishin aktivitetet aktuale të kompanisë në territorin e Maqedonisë së Veriut, si dhe mundësitë për zgjerimin e investimeve në sektorë strategjikë si prodhimi industrial, media dhe infrastruktura.

Gjatë takimit, Devolli prezantoi planet konkrete për rritjen e kapaciteteve prodhuese, zhvillimin e projekteve në fushën e medias dhe përfshirjen në infrastrukturë, me qëllim forcimin e pranisë ekonomike të grupit në vendin fqinj.

Kryeministri Mickoski u shpreh i gatshëm të mbështesë iniciativat e Devolli Corporation, duke ofruar lehtësira institucionale dhe mbështetje të drejtpërdrejtë për investitorët seriozë. Ai vlerësoi cilësinë dhe reputacionin e produkteve të kompanisë, duke deklaruar:
“Produktet me vulën Devolli janë të njohura për standardin e tyre të lartë. Qeveria jonë është e hapur për bashkëpunime që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të Maqedonisë së Veriut.”

Takimi u cilësua si një hap i rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve midis biznesit privat shqiptar dhe institucioneve shtetërore maqedonase, duke hapur rrugën për projekte të reja investimi dhe rritje të ndikimit ekonomik të Devolli Corporation në rajon.

Aktualisht, kompania është e pranishme në Maqedoninë e Veriut përmes rrjetit të dyqaneve “Comodita Home”, ndërsa portofoli i saj i investimeve vazhdon të zgjerohet me ritme të shpejta.

Related

Previous Post

Ramush Haradinaj uron Bashkësinë Islame për Kurban Bajram: “Urime festa e sakrificës dhe solidaritetit”

Next Post

Kryeministri Albin Kurti uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajram: “Të angazhohemi për barazi, solidaritet dhe dashuri”

Next Post
Kryeministri Albin Kurti uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajram: “Të angazhohemi për barazi, solidaritet dhe dashuri”

Kryeministri Albin Kurti uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajram: “Të angazhohemi për barazi, solidaritet dhe dashuri”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.