Publicisti Shkëlzen Maliqi ka reaguar ashpër në rrjetin social Facebook pas dhënies së Çmimit të Universitetit të Prishtinës dy alumnëve të nderuar, Kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe Presidentes Vjosa Osmani.
Në postimin e tij, Maliqi i drejtohet Universitetit duke komentuar: “Lum UP me dy alumni nderi në llumin e të arsimuarëve të grades më të ulët PISA – Analfabetë funksionalë”, duke shprehur kritika ndaj përzgjedhjes dhe duke e lidhur këtë vendim me nivelin e perceptuar të arsimit dhe kompetencave të personave të nderuar.
Reagimi i tij ka nxitur debat në rrjetet sociale dhe në komunitetin akademik të Kosovës, duke shtuar diskutimet mbi rolin e universiteteve në njohjen e figurave publike dhe standardet akademike që ato mbrojnë.