Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Sport

Shkëndija afër historisë: përmbys 2-1 Ludogoretsin dhe 90 minuta larg grupeve të Europa League

Qendra Info by Qendra Info
22/08/2025
in Sport
0
Shkëndija afër historisë: përmbys 2-1 Ludogoretsin dhe 90 minuta larg grupeve të Europa League
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në një mbrëmje elektrizuese në “Todor Proeski Arena” të Shkupit, Shkëndija e Tetovës arriti një fitore historike duke mposhtur 2-1 kampionët e Bullgarisë, Ludogorets, në ndeshjen e parë të play-off-it të Europa League.

Miqtë shënuan të parët në minutën e 17-të me golin e Deroy Duarte, por kuqezinjtë e trajnerit Jeton Beqiri reaguan shpejt. Vetëm pas 18 minutash, Liridon Latifi realizoi një supergol nga goditja e lirë, duke barazuar rezultatin dhe ndezur atmosferën në tribuna.

Pjesa e dytë solli momentin e artë për kapitenin Besart Ibraimi, i cili në minutën e 60-të shënoi golin e fitores pas asistimit të Latifit. Portieri Gaye u shndërrua në hero me pritje vendimtare, duke siguruar avantazhin deri në fund.

Me këtë rezultat, Shkëndija jo vetëm që mban shpresa të mëdha për kualifikim në grupet e Europa League, por ka siguruar edhe pjesëmarrjen në grupet e Conference League.

Ndeshja e kthimit zhvillohet javën e ardhshme në Razgrad, ku tetovarët do të kërkojnë të shkruajnë një faqe të artë në historinë e klubit.

Related

Previous Post

Kuvendi i Kosovës rifillon sot seancën konstituive, ngërçi politik vazhdon

Next Post

Nga Toka apo Nga Deti: Fuqia Kontinentale, Fuqia Detare dhe Lufta për një Rend të Ri Botëror

Next Post
Nga Toka apo Nga Deti: Fuqia Kontinentale, Fuqia Detare dhe Lufta për një Rend të Ri Botëror

Nga Toka apo Nga Deti: Fuqia Kontinentale, Fuqia Detare dhe Lufta për një Rend të Ri Botëror

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.