Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

“Shkollat e Prishtinës drejt bllokimit? Punëtorët teknikë rikthehen në grevë nga 22 qershori”.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
19/06/2026
in Category
0
“Shkollat e Prishtinës drejt bllokimit? Punëtorët teknikë rikthehen në grevë nga 22 qershori”.
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Punëtorët teknikë të shkollave fillore në Prishtinë do të vazhdojnë grevën e pezulluar duke filluar nga 22 qershori 2026.

Vendimi është marrë sot, më 19 qershor 2026, në një takim të zhvilluar ndërmjet kryetarit të FSPTSPK-së dhe përfaqësuesve të punëtorëve teknikë të shkollave fillore të kryeqytetit, ku është shqyrtuar gjendja aktuale e tyre, thuhet në komunikatë për media.

Sipas njoftimit, rikthimi në grevë vjen pasi punëtorët ende nuk kanë marrë pagat për muajin maj dhe vazhdojnë të jenë pa kontrata pune.

Përfaqësuesit e punëtorëve vlerësojnë se situata është krijuar si pasojë e moskryerjes së obligimeve financiare nga ana e Komunës ndaj kompanisë përgjegjëse, gjë që, sipas tyre, ka pamundësuar përmbushjen e obligimeve të kompanisë ndaj punëtorëve.

Ata kërkojnë zgjidhje të menjëhershme të çështjes së pagave dhe rregullimin e statusit të tyre kontraktual, ndërsa kanë paralajmëruar se greva do të vazhdojë deri në adresimin e kërkesave të tyre.

Related

Previous Post

“470 mijë euro paga pa punë? Çfarë po ndodh me 61 punëtorët e Ministrisë së Mjedisit”.

Next Post

“Qytetarët po bëjnë punën e institucioneve? Vetëm 4 raste korrupsioni u nisën nga prokuroritë vetë”.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.