Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Shpërthen Lladrovci: “Mos e rreh këlyshin se kur rritet, të hakmerret” – thumb i fortë për politikën.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
14/05/2026
in Category
0
Shpërthen Lladrovci: “Mos e rreh këlyshin  se kur rritet, të hakmerret” – thumb i fortë për politikën.
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka publikuar një status me tone ironike dhe mesazhe të nënkuptuara politike, duke përdorur një krahasim të pazakontë për të komentuar zhvillimet e fundit në skenën politike, ndonëse nuk ka përmendur askënd me emër.

Përpos thumbimit me një thënie të vjetër popullore, që thotë “Mos e nguc as mos e rreh këlyshin se kur të rritet, do të hakmerret”, ai ka ironizuar edhe me fjalimet e politikanëve, duke lënë të kuptohet se ato po shkruhen me Inteligjencë Artificiale.

Lladrovci tha se kishte pyetur “autorin e shumë deklaratave të politikanëve tanë” nëse një qen i keqtrajtuar si këlysh hakmerret kur rritet.

Në përgjigjen e publikuar nga Lladrovci, që supozohet ta ketë marrë nga ChatGPT, thuhet se qentë e keqtrajtuar zhvillojnë frikë kronike, agresivitet mbrojtës, mosbesim dhe reagime të paparashikueshme për shkak të traumave të hershme.

“Pra, kur një qen i rritur sulmon ose kafshon ish-keqtrajtuesin, zakonisht kjo lidhet me traumën dhe frikën e mësuar, jo me një plan të vetëdijshëm për hakmarrje”, thuhet në përgjigjen që ai ndau në rrjetet sociale.

Në fund të postimit, Lladrovci lëshon edhe një mesazh të shkurtër: “Kah jeni nisë o trima”.

Related

Previous Post

Vendoset gurthemeli i Parkut Industrial në Mitrovicë, investim afër 1 milion euro

Next Post

KQZ mban mbledhje, në fokus përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme.

Next Post
KQZ mban mbledhje, në fokus përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme.

KQZ mban mbledhje, në fokus përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.