Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Shqipëri–Serbi: Silvinjo lë jashtë katër futbollistë, Berisha dhe Pajaziti surprizat e mëdha

Qendra Info by Qendra Info
07/06/2025
in Lajme
0
Shqipëri–Serbi: Silvinjo lë jashtë katër futbollistë, Berisha dhe Pajaziti surprizat e mëdha
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përballja e shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026, do të luhet sonte në orën 20:45. Në prag të sfidës delikate, trajneri Silvinjo ka marrë një vendim të rëndësishëm që ka sjellë edhe disa emra të përjashtuar nga lista përfundimtare e ndeshjes.

Sipas raportimeve të Panorama Sport, katër futbollistët që janë lënë jashtë listës përfundimtare prej 23 lojtarësh janë: Mario Dajsinani, Medon Berisha, Adrian Bajrami dhe Adrion Pajaziti. Vendimi është marrë pas reduktimit të listës nga 27 në 23 emra, në përputhje me rregulloren e UEFA-s.

Surpriza më e madhe konsiderohet përjashtimi i Medon Berishës, mesfushorit që aktivizohet në Serie A dhe ka qenë në stol gjatë ndeshjeve ndaj Anglisë dhe Andorrës. Po ashtu, befasuese është edhe mungesa e Adrion Pajazitit, i cili kishte marrë minuta në dy ndeshjet e para kualifikuese dhe kishte lënë përshtypje pozitive.

Mario Dajsinani, portieri i Egnatias dhe një risi e listës së Silvinjos, nuk do të ketë mundësinë të jetë alternativë në portë për këtë ndeshje. Ai kishte debutuar më parë në ndeshje miqësore me kombëtaren shqiptare. Ndërkohë, Adrian Bajrami vazhdon të mos ketë hapësirë në fushë nën drejtimin e trajnerit brazilian, pavarësisht ftesave të vazhdueshme.

Ndeshja ndaj Serbisë është cilësuar si një test kyç për Shqipërinë në rrugëtimin drejt Botërorit “SHBA-Kanada-Meksikë 2026”, me përballjen që pritet të jetë jo vetëm sportive, por edhe me ngarkesë emocionale dhe historike.

Related

Previous Post

Incident në Komoran – Dy persona të dehur sulmojnë dhe grabisin një qytetar, përfundojnë në mbajtje

Next Post

Sulm masiv rus në Kharkiv, qyteti përjeton goditjen më të rëndë që nga fillimi i luftës

Next Post
Sulm masiv rus në Kharkiv, qyteti përjeton goditjen më të rëndë që nga fillimi i luftës

Sulm masiv rus në Kharkiv, qyteti përjeton goditjen më të rëndë që nga fillimi i luftës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.