Të martën, më 16 shtator, Shqipëria shënoi një hap të rëndësishëm në rrugën drejt Bashkimit Evropian, me ftesën e Presidencës Danze të BE-së për të hapur katër kapituj të rinj të negociatave për anëtarësim.
Këta kapituj vijnë si shtesë e 24 kapitujve të hapur gjatë vetëm 11 muajve, një rekord absolut për shpejtësinë e procesit negociator të vendit tonë.
Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme, që përfshin fusha jetike si Transporti, Energjia, Rrjetet Transeuropiane dhe Mjedisi, janë tashmë pjesë e tryezës së negociatave.
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar këtë moment si një “gur kilometrik” drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE, duke theksuar përparimin historik të vendit në rrugën europiane.