Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Shqipëria në zi për Fatos Nanon – homazhe në Pallatin e Kongreseve, fjalime nga Rama dhe bashkëshortja Xhoana Nano

Qendra Info by Qendra Info
02/11/2025
in Lajme
0
Shqipëria në zi për Fatos Nanon – homazhe në Pallatin e Kongreseve, fjalime nga Rama dhe bashkëshortja Xhoana Nano
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria është sot në zi kombëtare pas ndarjes nga jeta të Fatos Nanos, ish-kryeministër dhe lider historik i Partisë Socialiste. Që prej orës 08:30 të mëngjesit, dyert e Pallatit të Kongreseve janë hapur për qytetarë, familjarë dhe socialistë që duan t’i japin lamtumirën e fundit një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare pas viteve ’90.

Në hyrje, bashkëshortja Xhoana Nano, djali Sokoli dhe vajza Edlira presin me dhimbje njerëzit që vijnë për t’u përulur para arkivolit të tij.

Nga ora 11:15 deri në 11:45, u mbajtën homazhet shtetërore me pjesëmarrjen e personaliteteve të larta të vendit, përfshirë Presidentin e Republikës, Kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin Edi Rama, pasuesin politik të Nanos. Rama mbajti një fjalim për figurën dhe trashëgiminë e ish-kryeministrit, ndërsa bashkëshortja Xhoana Nano foli në emër të familjes.

Në ceremoni morën pjesë edhe përfaqësues të rajonit, mes tyre Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministra e deputetë të kabinetit të tij, zëvendëskryeministri i Malit të Zi, dhe kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti.

Në shenjë nderimi për kontributin e tij në jetën publike dhe politike, 2 nëntori është shpallur ditë zie kombëtare. Flamujt në të gjitha institucionet shtetërore janë ulur në gjysmë shtizë, ndërsa në orën 12:00 u mbajt një minutë heshtje mbarëkombëtare.

Pas ceremonisë, trupi i Fatos Nanos u përcoll me nderime për në banesën e fundit në Sharrë. Familja ka kërkuar që shërbesa fetare ortodokse të zhvillohet në privatësi, në banesën e tyre, në përputhje me besimin e tij dhe traditën familjare.

Nano ndërroi jetë më 31 tetor, në një spital privat në Tiranë, pas komplikacioneve respiratore dhe një arreste kardiake që rezultoi fatale pas disa javësh trajtimi.

Fatos Nano, që ka shërbyer katër herë si kryeministër dhe ka drejtuar Partinë Socialiste për më shumë se 14 vjet, do të kujtohet si një vizionar i së majtës shqiptare, një figurë që la gjurmë të thella në periudhën e tranzicionit demokratik të Shqipërisë.

Related

Previous Post

Kongresi Amerikan sfidon Trumpin për sulmet në Karaibe: Shkelje e mundshme e ligjit të Luftës

Next Post

Ndërprerje të planifikuara të energjisë në Pejë dhe Gjakovë të dielën, njofton KEDS

Next Post
KEDS reagon pas gjobitjes: Bordi i ZRRE-së e la në “mëshirë të fatit” sektorin e energjisë elektrike

Ndërprerje të planifikuara të energjisë në Pejë dhe Gjakovë të dielën, njofton KEDS

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.