Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Shqipëria pranë çeljes së kapitujve të fundit të negociatave me BE: Axhenda e Gjelbër më 16 shtator, Bujqësia më 2 tetor

Qendra Info by Qendra Info
05/09/2025
in Lajme
0
Shqipëria pranë çeljes së kapitujve të fundit të negociatave me BE: Axhenda e Gjelbër më 16 shtator, Bujqësia më 2 tetor
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria është një hap më afër Bashkimit Evropian, teksa këtë vjeshtë do të hapë dy grupkapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim. Më 16 shtator pritet të mbahet konferenca ndërqeveritare për çeljen e grupkapitullit “Axhenda e Gjelbër”, ndërsa më 2 tetor është parashikuar hapja e “Bujqësisë dhe Kohezionit”, duke i hapur rrugë vendit për nisjen e bisedimeve mbi të gjithë 33 kapitujt.

Burime zyrtare bëjnë me dije se Shqipëria ka çelur deri më tani katër nga gjashtë grupkapitujt: Themeloret, Marrëdhëniet me Jashtë, Tregu i Brendshëm dhe Konkurrueshmëria e Rritja Gjithëpërfshirëse.

Që nga data 19 korrik 2022, kur u mbajt konferenca e parë ndërqeveritare me BE-në, vendi ka përparuar me hapjen e kapitujve kryesorë. Në tetor dhe dhjetor 2024, Shqipëria çeli “Themeloret” dhe “Marrëdhëniet me Jashtë”, ndërsa në prill dhe maj 2025 u hapën kapitujt e Tregut të Brendshëm dhe Konkurrueshmërisë dhe Rritjes Gjithëpërfshirëse.

Sipas Bashkimit Evropian, Shqipëria ka potencial të përfundojë procesin e integrimit në union brenda vitit 2030. Kryeministri Edi Rama e ka shpallur anëtarësimin në BE si prioritet kryesor të mandatit të tij të katërt qeverisës.

Përmbajtja e kapitujve që do të hapen këtë vjeshtë:

Axhenda e Gjelbër (16 shtator)

  • Politika e transportit

  • Energjia

  • Rrjetet trans-evropiane

  • Mjedisi dhe ndryshimet klimatike

Bujqësia dhe Kohezioni (2 tetor)

  • Bujqësia dhe zhvillimi rural

  • Siguria ushqimore, politika veterinare dhe fitosanitare

  • Peshkimi

  • Politika rajonale dhe koordinimi i instrumenteve strukturore

  • Dispozitat financiare dhe buxhetore

Me hapjen e këtyre dy kapitujve, Shqipëria afrohet më pranë përmbushjes së të gjithë detyrimeve për anëtarësim dhe konsolidimit të reformave të brendshme në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

Related

Previous Post

Osmani në nderim të Nënës Terezë: Trashëgimia e saj është thirrje për dashuri, shpresë dhe paqe

Next Post

Trump planifikon të riinterpretojë traktatin e raketave për të shitur dronë sulmues jashtë SHBA-së

Next Post
Trump planifikon të riinterpretojë traktatin e raketave për të shitur dronë sulmues jashtë SHBA-së

Trump planifikon të riinterpretojë traktatin e raketave për të shitur dronë sulmues jashtë SHBA-së

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.