Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Shtëpia e Bardhë po përgatit test bërthamor, pas paralajmërimit të Trump

Enesa Veseli by Enesa Veseli
04/11/2025
in Lajme
0
Shtëpia e Bardhë po përgatit test bërthamor, pas paralajmërimit të Trump
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shtetet e Bashkuara po përgatiten të kryejnë një test të ri me raketën balistike ndërkontinentale Minuteman III ICBM, e cila do të jetë e çarmatosur. Vendimi, sipas raportimeve të Newsweek, është miratuar nga Presidenti Donald Trump, i cili kohët e fundit ka rindezur retorikën bërthamore me deklarata dhe postime të forta në rrjete sociale.

Testi pritet të zhvillohet midis së mërkurës dhe së enjtes, me lëshimin e raketës nga baza Vandenberg në Kaliforni drejt Ishujve Marshall në Oqeanin Paqësor.

Trump ka arsyetuar se SHBA nuk duhet të mbetet i vetmi vend që nuk teston armë bërthamore, duke akuzuar Rusinë dhe Kinën se tashmë e kanë bërë këtë. Javën e kaluar, ai deklaroi se i ka urdhëruar Pentagonit rifillimin e testimeve për të ruajtur “baraspeshën strategjike”.

Ndërkohë, Pekini ka mohuar akuzat, duke theksuar përmes zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme, Mao Ning, se Kina i përmbahet pezullimit të testimeve bërthamore dhe ka bërë thirrje që SHBA “të ruajë rendin ndërkombëtar të çarmatimit”.

Sekretari amerikan i Energjisë, Chris Wright, ka sqaruar se testet nuk do të përfshijnë shpërthime bërthamore, por do të kontrollojnë gatishmërinë e sistemeve në rast nevoje.

Sipas të dhënave zyrtare, Forcat Ajrore të SHBA-së disponojnë 400 raketa Minuteman III, të vendosura në disa shtete përfshirë Koloradon, Dakotën e Veriut dhe Wyomingun, secila me rreze veprimi mbi 9,600 kilometra.

Në planin ndërkombëtar, ky zhvillim pritet të shtojë tensionet mes fuqive të mëdha, ndërsa Trump ka sinjalizuar se për momentin nuk po konsideron dërgimin e raketave Tomahawk në Ukrainë, por ka lënë të hapur mundësinë për ta rishikuar këtë vendim në të ardhmen.

Related

Previous Post

Hyseni i VV’së: Me Tahirin njihemi nga fëmijëria, s’dua politika të na prish raportet

Next Post

Instrumentistë nga vendet e ish-Jugosllavisë sjellin koncertin “Turning Point” në Tiranë

Next Post
Instrumentistë nga vendet e ish-Jugosllavisë sjellin koncertin “Turning Point” në Tiranë

Instrumentistë nga vendet e ish-Jugosllavisë sjellin koncertin “Turning Point” në Tiranë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.