Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Shtetas i Kosovës arrestohet gjatë transitit në Serbi – Avokati dhe OVL UÇK kërkojnë reagim institucional

Qendra Info by Qendra Info
05/02/2026
in Lajme
0
Organizata e Veteranëve i shkruan Grenellit: Gjykata Speciale është një turp për SHBA!
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një shtetas i Republikës së Kosovës, Mit’hat Lozhani, është arrestuar të enjten, më 5 shkurt, gjatë kalimit transit nëpër territorin e Serbisë.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i tij, Arianit Koci, i cili ka bërë të ditur se arrestimi ka ndodhur rreth orës 11:00.

“Sot, rreth orës 11:00, gjatë kalimit transit nëpër Serbi, u ndalua dhe u arrestua nga policia serbe shtetasi i Kosovës, Mit’hat Lozhani. Ky nuk është rast i izoluar. Arrestimet e shtetasve të Kosovës gjatë transitit nëpër Serbi po përsëriten dhe kjo po krijon pasiguri reale për këdo që udhëton përmes atij territori”, ka deklaruar Koci.

Sipas tij, autoritetet e Kosovës duhet ta trajtojnë këtë çështje si problem serioz sigurie, duke kërkuar edhe ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare.

“Diplomacia jonë duhet të reagojë fuqishëm, pa përjashtuar masa konkrete politike, përfshirë edhe mbylljen 24-orëshe të kufirit, nëse arrestimet vazhdojnë”, ka shtuar ai.

Reagimi i OVL UÇK-së

Arrestimin e Lozhanit e ka konfirmuar edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Nënkryetari i kësaj organizate, Gazmend Syla, ka deklaruar për Radio Evropa e Lirë se arrestimi ka ndodhur në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë.

Sipas Sylës, gjatë kontrollit Lozhanit i është gjetur kartela e anëtarësisë si veteran i UÇK-së.

Ai ka sqaruar se Lozhani ka marrë pjesë në disa stërvitje në Shqipëri, por nuk ka qenë aktiv në frontin e luftës në Kosovë.

Thirrje për veprim shtetëror

Avokati Koci ka theksuar se, ndonëse po bën maksimumin në aspektin ligjor, mbrojtja e qytetarëve të Kosovës nuk mund të mbetet vetëm në nivel individual.

“Kjo është përgjegjësi e shtetit, brenda dhe jashtë kufijve të tij”, ka përfunduar ai.

Rasti i Mit’hat Lozhanit vjen në një kohë kur janë shënuar disa arrestime të ngjashme të shtetasve të Kosovës gjatë transitit nëpër Serbi, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë dhe lirinë e lëvizjes.Burimi: Paparaci.com

Related

Previous Post

“Rritja e çmimit të rrymës na varfëron”: Rinia e Partia Demokratike e Kosovës proteston me faturë gjigante, alarmon për rritjen 21%

Next Post

Vuçiç akuzon SHBA-në dhe vendet e rajonit: Po mbështesin protestat në Serbi

Next Post
Vuçiç akuzon SHBA-në dhe vendet e rajonit: Po mbështesin protestat në Serbi

Vuçiç akuzon SHBA-në dhe vendet e rajonit: Po mbështesin protestat në Serbi

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.