Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

“Shtrenjtim deri në 32% nën qeverisjen Kurti: Rriten çmimet e importit dhe prodhimit në Kosovë”.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
25/05/2026
in Category
0
“Shtrenjtim deri në 32% nën qeverisjen Kurti: Rriten çmimet e importit dhe prodhimit në Kosovë”.
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Çmimet e importit u rritën deri në 23.2% te lëkura dhe produktet e saj, 11.5% te produktet minerale e 7.2% te pajisjet medicinale, ndërsa në prodhim vendor shtrenjtimi arriti deri në 32.2% te furnizimi me ujë dhe 18.1% te energjia elektrike e gazi.

 

Kosova po përballet me një valë të re të shtrenjtimit, pasi të dhënat e fundit tregojnë rritje të njëkohshme të çmimeve të importit dhe atyre të prodhimit vendor.

Në një kohë kur qytetarët tashmë ankohen për koston e lartë të jetesës, statistikat e publikuara për tremujorin e parë të vitit 2026 sinjalizojnë se presioni mbi xhepin e konsumatorëve pritet të vazhdojë edhe në muajt në vijim, shkruan Demokracia.com.

Sipas të dhënave, çmimet e importit në Kosovë janë rritur për 2.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rritjet më të mëdha janë regjistruar te lëkura dhe artikujt e saj me 23.2 për qind, produktet minerale me 11.5 për qind, instrumentet optike, medicinale dhe fotografike me 7.2 për qind, artikujt e ndryshëm të prodhuar me 7 për qind, këpucët me 5.2 për qind dhe vajrat ushqyese me 5.1 për qind.

“Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë pati rënje për 0.3%  në TM1 2026 krahasuar me TM4 2025. Ndërkaq,krahasuar me TM1 2025, Indeksi pati rritje prej 2.7%. Ngritje më të mëdha të çmimeve  sipas sektorëve ishin te: produktet minerale (4,2%), letra dhe artikujt e saj (4,0%),instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinal, muzikorë dhe mekanizmat e orës (3,0%),pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike 0.9%, plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (0,7%),etj”.

Shtrenjtim ka pasur edhe te produktet shtazore, ndërsa ulje të lehta janë regjistruar te produktet bimore, tekstili, plastika dhe metalet bazë. Megjithatë, këto rënie nuk kanë arritur ta zbusin trendin e përgjithshëm të rritjes së çmimeve.

Edhe krahasuar me tremujorin paraprak, çmimet e importit kanë mbetur të larta. Produktet minerale janë shtrenjtuar për 4.2 për qind, letra dhe artikujt e saj për 4 për qind, ndërsa pajisjet elektrike dhe instrumentet medicinale kanë vazhduar trendin e ngritjes.

Në të njëjtën kohë, edhe prodhimi vendor po bëhet gjithnjë e më i kushtueshëm. Çmimet e prodhimit në Kosovë janë rritur për 7.9 për qind krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa vetëm në raport me tremujorin paraprak rritja ka qenë 2.3 për qind.

 

Rritjet më të mëdha janë regjistruar te grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë me plot 32.2 për qind, energjia elektrike, gazi dhe furnizimi me ajër të kondicionuar me 18.1 për qind, prodhimi i letrës me 15.5 për qind dhe prodhimi i pijeve me 15.2 për qind.

“ Çmimet e prodhimit në Kosovë patën një ngritje prej 2,3% në mes TM1 2026 dhe TM4 2025. Ngritjet më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (34,4%); prodhimi i pijeve (15,9%); prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës (9,6%); prodhimi tjetër p.k.t (6,0%); prodhimi i metaleve (4,9%); prodhimi i produkteve minerale jo metalike (2,2%); prodhimi i produkteve kimike (2,2%); përpunimi i produkteve ushqimore (2,1%); prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (1,7%); xeherorët dhe guroret tjera (0,9%); prodhimi i tekstilit (0,8%); prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysmë rimorkiove (0,5%); prodhimi i mobilieve (0,1%)”

Shtrenjtim është vërejtur edhe në përpunimin e ushqimeve, prodhimin e tekstilit, mobilieve, pajisjeve elektrike, produkteve kimike, plastikës dhe sektorëve të tjerë prodhues.

Edhe pse në disa fusha ka pasur ulje të vogla të çmimeve, si te prodhimi i metaleve apo menaxhimi i mbeturinave, ato nuk kanë mjaftuar për ta ndalur trendin e përgjithshëm të ngritjes.

Këto statistika po e nxjerrin edhe një herë në pah dobësinë e ekonomisë së Kosovës, e cila vazhdon të mbështetet kryesisht në import dhe në një prodhim vendor me kosto gjithnjë e më të lartë. /Demokracia.com/.

Related

Previous Post

“Nasim Haradinaj me deklaratë të fortë ndaj Kurtit: ‘Mua ma kanë puthë dorën se kam vra serbë, Kurtit për çka?’”.

Next Post

“Ramiz Lladrovci falënderon Përparim Ramën për organizimin e shënimit të përvjetorit të Fehmi e Xhevë Lladrovcit”.

Next Post
“Ramiz Lladrovci falënderon Përparim Ramën për organizimin e shënimit të përvjetorit të Fehmi e Xhevë Lladrovcit”.

“Ramiz Lladrovci falënderon Përparim Ramën për organizimin e shënimit të përvjetorit të Fehmi e Xhevë Lladrovcit”.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.