Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Aksident i rëndë trafiku në rrugën Prishtinë–Pejë (Vragoli), tre persona të lënduar

Qendra Info by Qendra Info
08/09/2025
in Lajme
0
Aksident i rëndë trafiku në rrugën Prishtinë–Pejë (Vragoli), tre persona të lënduar
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:35 në rrugën nacionale Prishtinë–Pejë. Sipas Policisë së Kosovës, një kamion me targa vendore ka humbur kontrollin, ka kaluar në anën e kundërt të rrugës dhe ka goditur katër automjete tjera.

Nga përplasja, dy persona kanë pësuar lëndime të rënda, ndërsa një tjetër ka marrë lëndime të lehta. Të gjithë të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Policia e Kosovës ka apeluar tek të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të tregojnë kujdes të shtuar, për të shmangur ngjarje të tilla që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Related

Previous Post

E mirë si Veronica – Hellebora e zakonshme, bimë me vlera të shumta shëndetësore

Next Post

Gjykata Kushtetuese kundër presioneve politike: “Pavarësia jonë është themel i demokracisë”

Next Post
Kosova hyn në paqartësi juridike për institucionet

Gjykata Kushtetuese kundër presioneve politike: “Pavarësia jonë është themel i demokracisë”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.