Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Silvinjo pas barazimit ndaj Serbisë: Krenar për ekipin, por i zhgënjyer nga rezultati

Qendra Info by Qendra Info
08/06/2025
in Lajme
0
Silvinjo pas barazimit ndaj Serbisë: Krenar për ekipin, por i zhgënjyer nga rezultati
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka shprehur krenarinë e tij për paraqitjen e ekipit në ndeshjen ndaj Serbisë, edhe pse rezultati final nuk ishte në përputhje me pritshmëritë. Në një prononcim për TV Klan, ai theksoi se Shqipëria zhvilloi një ndeshje të fortë psikologjike dhe taktike, por fatkeqësisht nuk arriti të marrë fitoren që sipas tij, “e meritonte”.

“Jam krenar për të gjithë lojtarët. Kanë bërë një ndeshje të jashtëzakonshme, sidomos në aspektin psikologjik. Tifozët na mbështetën shumë dhe kjo është një ndjenjë e jashtëzakonshme. Më vjen keq për rezultatin, por skuadra ishte shumë mirë,” u shpreh Silvinjo.

Trajneri brazilian mori përsipër përgjegjësinë për vendimet e tij, përfshirë edhe përzgjedhjen e lojtarit që ekzekutoi penalltinë, duke theksuar se gabimet janë pjesë e lojës. Ai përmendi se lojtari në fjalë, megjithëse gaboi, kishte bërë një paraqitje shumë të mirë.

Silvinjo foli edhe për gjendjen fizike të disa lojtarëve, veçanërisht për Armando Brojën, i cili sipas tij ende nuk është në gjendje të përballojë 90 minuta të plota për shkak të mungesës së vazhdueshme në fushë për shkak të dëmtimeve.

“Provuam Brojën, bëri mirë në pjesën e parë, por në të dytën nuk kishte më energji. Edhe Hoxha ishte i rraskapitur, ndërsa Manaj, pavarësisht gripit, bëri një paraqitje të pabesueshme,” theksoi Silvinjo.

Në analizën e tij, ai theksoi se ky është një moment i artë për Kombëtaren, me një grup më të gjerë dhe më cilësor lojtarësh në dispozicion krahasuar me një vit më parë.

“Tani kemi 22-23 lojtarë të nivelit të lartë. Është e rëndësishme për ne që kundërshtarët të kenë dilema përballë emrave si Uzuni, Asani, Broja, Muçi apo Bajrami. Ky është një luks që nuk e kishim më parë,” u shpreh ai.

Lidhur me mungesën e mbrojtësit Berat Gjimshiti, Silvinjo la të kuptohet se do të vlerësohet situata gjatë stërvitjes së radhës, ndërsa përgëzoi Adrian Bajramin për formën e tij të mirë dhe për përfshirjen në Botërorin e Klubeve me Benfikën.

“Sot kemi shpenzuar shumë energji. Do të shohim gjendjen e skuadrës nesër dhe do të vendosim për ndeshjen e ardhshme,” përfundoi Silvinjo.

Related

Previous Post

E diela sjell kulmin e valës së të nxehtit – temperaturat deri në 36°C

Next Post

Trazira në Los Anxhelos pas arrestimeve të emigrantëve – Trump dërgon Gardën Kombëtare

Next Post
Trazira në Los Anxhelos pas arrestimeve të emigrantëve – Trump dërgon Gardën Kombëtare

Trazira në Los Anxhelos pas arrestimeve të emigrantëve – Trump dërgon Gardën Kombëtare

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.