Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Sport

Silvinjo pas fitores ndaj Letonisë: “3 pikët e merituara, tani fokus te ndeshja me Serbinë”

Qendra Info by Qendra Info
10/09/2025
in Sport
0
Silvinjo pas fitores ndaj Letonisë: “3 pikët e merituara, tani fokus te ndeshja me Serbinë”
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, u shpreh i kënaqur pas fitores 3-pikëshe ndaj Letonisë, gjatë konferencës së zakonshme për shtyp. Brazilian vlerësoi performancën e ekipit dhe theksoi rëndësinë e përgatitjes për ndeshjen e radhës kundër Serbisë në tetor.

“Do të punojmë fort për të fituar ndeshjen e ardhshme, por Serbia është një ekip i vështirë. Në futbollin modern mbrohen shumë mirë, është bërë gjithnjë e më e vështirë të shënohet, por kemi zhvilluar një ndeshje të mirë,” tha Silvinjo.

Ai shtoi se skuadra ka pasur disa situata për të mbyllur ndeshjen më shpejt, por kundërshtari luftoi deri në fund. “5 minutat e fundit bëmë një ndryshim me Kumbullën që mund ta kishim bërë më herët, por e rëndësishme është që kemi marrë 3 pikët në një ndeshje të vështirë,” tha trajneri.

Silvinjo gjithashtu theksoi rëndësinë e fitores për rrugëtimin në Botëror: “Kjo ishte ndeshja e parë që fitojmë dhe është kyçe për rrugëtimin tonë. Jemi ende në garë, kemi fituar 3 pikët dhe do të fokusohemi për tetorin. Jam krenar për lojtarët dhe për atë që kanë bërë.”

Braziliani paralajmëroi se përgatitja për ndeshjen me Serbinë do të jetë intensive: “Është shumë herët për të folur për Serbinë, sapo kemi mbaruar një ndeshje të vështirë. Duhet të menaxhojmë lojtarët dhe të përgatitemi shumë fort për një ndeshje të jashtëzakonshme. Le të flasë fusha për 90 minuta,” përfundoi Silvinjo.

Related

Previous Post

IA Globale: Përgjigjja Strategjike e Kinës ndaj Dominimit Amerikan

Next Post

Nepal nën tension të lartë: Shtetrrethim në Katmandu pas dorëheqjes së Kryeministrit Oli dhe protestave të dhunshme

Next Post
Nepal nën tension të lartë: Shtetrrethim në Katmandu pas dorëheqjes së Kryeministrit Oli dhe protestave të dhunshme

Nepal nën tension të lartë: Shtetrrethim në Katmandu pas dorëheqjes së Kryeministrit Oli dhe protestave të dhunshme

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.