Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Sistem i ri në kufi: Qarkullim më i shpejtë dhe luftë kundër kontrabandës në Bllacë – Hani i Elezit

Qendra Info by Qendra Info
13/04/2025
in Lajme
0
Sistem i ri në kufi: Qarkullim më i shpejtë dhe luftë kundër kontrabandës në Bllacë – Hani i Elezit
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me vendosjen e sistemit “me një ndalesë” në pikën kufitare Bllacë – Hani i Elezit, që lidh Maqedoninë e Veriut me Republikën e Kosovës, pritet të realizohet një qarkullim më i përshpejtuar i udhëtarëve, efikasitet më i madh në kontroll, si dhe bashkëpunim më i ngushtë për parandalimin e kontrabandës.

Këto ishin temat kyçe të diskutimit në takimin ndërinstitucional mes drejtorit të Drejtorisë doganore të Maqedonisë së Veriut, Boban Nikollovski, dhe delegacionit kosovar të kryesuar nga drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Lugaliu. Në takim morën pjesë edhe zëvendësministri i Financave dhe Punës, Agon Dobruna, dhe drejtori i Kufijve, Fahri Gashi.

Nikollovski dhe ministrja e Financave e Maqedonisë së Veriut, Gordana Dimitrieska Koçoska, inspektuan nga afër gjendjen në vendkalimin kufitar për të parë masat konkrete që po ndërmerren për përmirësimin e kontrollit në hyrje-dalje të udhëtarëve dhe mallrave.

Vendkalimi kufitar Bllacë – Hani i Elezit është një nga më të ngarkuarit në rajon, ku në nivel vjetor kalojnë mbi katër milionë udhëtarë. Vetëm vitin e kaluar, shkëmbimi tregtar mes dy vendeve arriti vlerën prej 470 milionë euro.

Sipas të dhënave të tremujorit të parë të këtij viti, në këtë pikë kufitare kanë kaluar 48 mijë kamionë, nga të cilët 27 mijë ishin të ngarkuar dhe 21 mijë bosh. Këto shifra nënvizojnë rëndësinë strategjike të këtij vendkalimi për ekonominë dhe sigurinë rajonale.

Related

Previous Post

Treni godet veturën Jagodë të Klinës, një i vdekur e dy të lënduar

Next Post

Të paktën 32 të vrarë dhe 84 të plagosur nga sulmi rus në Sumy

Next Post
Të paktën 32 të vrarë dhe 84 të plagosur nga sulmi rus në Sumy

Të paktën 32 të vrarë dhe 84 të plagosur nga sulmi rus në Sumy

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.