Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Category

“SISTEMI ANTIMASHTRIM”, KOMPANITË E SIGURIMEVE PËRFUNDOJNË TË MASHTRUARA

Kompanitë e sigurimeve në 2018 paguan për instalimin e një “Sistemi Antimashtrim” që do parandalonte mashtrimin në sigurime nga ana e klientëve. Kompanisë “Quantix” iu dha kontrata me çmim prej 70 mijë eurove nga ana e Shoqatës së Sigurimeve që udhëhiqej aso kohe nga Sami Mazreku, aktualisht drejtor në BKS.

13/01/2022
in Category
Reading Time: 4 mins read
“SISTEMI ANTIMASHTRIM”, KOMPANITË E SIGURIMEVE PËRFUNDOJNË TË MASHTRUARA
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Por edhe pse u paguan paratë nga kompanitë përmes shoqatës, gjithçka tjetër për momentin duket si  mashtrim. Gati 3 vjet më pas sistemi antimashtrim nuk ekziston.

Kompanitë e Sigurimeve në vend, të cilat paguan në vitin 2018 plot 70 mijë euro për instalimin e një sistemi anti-mashtrim, që do i çonte në harresë mashtrimet banale me sigurimet e autoveturave, kanë përfunduar vetë të mashtruara. Kjo pasi gati 3 vjet nga pagesa dhe dhënia e kontratës për zhvillimin e këtij sistemi kompanisë “Quantix”, kompanitë e sigurimeve nuk kanë marrë ende asgjë. Sistemi Anti-mashtrim që do instalohej në të gjitha kompanitë nuk ekziston.

Sistemi antimashtrim, ishte dedikuar për të eliminuar mashtrimet, veçmas ato banale që përdoren nga klientët, si paraqitja disa herë e dëmeve të automjeteve, rimbursimet për to, dëmtimet e personave dhe dëmshpërblimi i tyre etj. Kompanit e sigurimeve llogarisin se mashtrimet me dëmet në sigurimet e automjeteve sillen nga 2 deri në 3 milionë euro vjetore. Në mashtrim përveç palës përfshihet dhe rrjeti i policëve, mjekëve, avokatët dhe në fund gjykatësit, që vendosin për lëndën.

Kontrata për instalimin e këtij sistemi ishte kërkuar në 2018 nga Shoqata e Sigurimeve të Kosovës kur ky institucion menaxhohej nga Sami Mazreku. See more details on the subject of play cleopatra slots free online.

Pronarët e disa prej kompanive të sigurimeve pranojnë që kanë paguar dhe nuk kanë marrë asgjë, por hezitojnë të deklarohen zyrtarisht. Duket se kanë frikë të mbrojnë paranë e vet.

“Nuk mund të deklarohem sepse do gjejnë mundësi për t’u hakmarrë ndaj nesh që kemi kompani të sigurimeve. Mund të them vetëm që nuk kemi marrë asnjë sistem antimashtrim edhe pse kemi paguar. Ideja ishte që sisemi antimashtrim të shërbente për të gjitha kompanitë ku secila prej tyre të kishte qasje aty “, thotë për Ballkani.info në kushte anonime pronari i një kompanie të sigurimeve.

Portali jonë i ka dërguar pyetje të 11 kompanive të sigurimeve, Byrosë Kosovare të Sigurimeve me Sami Mazrekun, Bankës Qendrore të Kosovës që nga java e kaluar, por mori përgjigje vetëm nga Sami Mazreku, kreu aktual i BKS, i cili tërthorazi pranoi që një sistem i tillë nuk ekziston. Ai foli për një sistem tjetër që do të kryhet deri në muajin qershor të këtij viti.

“Të gjitha produktet informatike të kontraktuara me kompaninë “Quantix” janë përfunduar nga kompania në fjalë dhe të njejtat janë funksionale. Për nevojat tona, janë ndërtuar disa komponente të sistemeve informatike në kuadër të një sistemi unik, të cilat janë për përdorim të brendshëm, respektivisht për nevoja të kompanive të sigurimit dhe jo për publikun. Këto komponente si tërësi do të implementohen në sistemin e ri në kuadër të Byrosë Kosovare të Sigurimit i cili do të jetë funksional orientimisht brenda muajit qershor të këtij viti”, tha Sami Mazreku, drejtor akual i Byrosë së Sigurimeve të Kosovës.

Kjo përgjigje nga ana tij shmang pyetjen kryesore për sistemin e kontraktuar në vitin 2018, i cili do të duhej tani të ishte plotësisht funksional dhe jo të thuhet që do të bëhet valid gjatë këtij viti dhe vetëm pasi është pyetur për këtë çështje.

Përgjigje nuk dha as kompania “Quantix”, oferta e së cilës prej 70 mijë eurove qe zgjedhur fituese edhe pse kishte qenë më e shtrenjtë. Kompani të tjera kishin ofertuar me çmime shumë më të lirë.  Në kundërshtim me ligjin, kërkesa për ndërtimin e një sistemi antimashtrim nuk ka qenë publike.

Por edhe për këto dy problematika, ish kreu i shoqatës Sami Mazreku, tani kreu i BKS, nuk dha përgjigje të qartë. Ne posedojmë dokumentacion që “Quantix” është më shtrenjtë në krahasim me kompanitë e tjera, po Mazreku i shmanget përgjigjeve duke mos treguar realitetin.

“Quantix”, e cila gjithashtu i ka marrë pyetjet tona, duket që është një kompani që punon vazhdimisht në institucionet ku Sami Mazreku është drejtor. Pavarësisht që nuk e ka përmbushur kontratën për sistemin antimashtrim, kompanisë “Quantix”, Mazreku vazhdon t’i besojë shërbime edhe në Byronë e Sigurimeve të Kosovës. “Quantix” ka marrë kontrata për shërbime edhe në BKS, që deri tani i kanë kryer kompanitë tjera. Këtë konfirmon vet Mazreku.

“Është zgjedhur oferta me e përshtatshme, ekonomikisht me e favorshme, pra më e lira. Me ardhjen e menaxhmentit të ri dhe përkrahjen e organeve më të larta të institucionit tonë është vlerësuar si e nevojshme dhe është vendosur për marrjen e shërbimit nga një operator tjetër, duke krijuar sistemin përkatës të ri e i cili do të jetë në pronësi të plotë të Byrosë Kosovare të Sigurimit”, tha ai

Kompanitë e sigurimeve tregojnë se një rrjet i fuqishëm, të lidhura në mënyrë klanore dhe për interesa personale po menaxhojn me gjithë sektorin.

“Është një rrjet i tërë i të fortëve para të cilëve askush nuk flet dhe Banka Qendrore ka rënë në lajthitje.Individualisht njerës brenda BQK po i ndihmojnë informalitetit. Duhet të ndërroj kjo”, tha i njëjti pronarë.

Portali jonë qëndron i hapur për të gjitha këndvështrimet e palëve, që për momentin kanë zgjedhur heshtjen. Asnjë prej 11 kompanive të sigurimeve që operojnë në Kosovë, Banka Qendrore e Kosovës apo palë të tjera të involvuara, nuk janë përgjigjur në asnjë prej pyetjeve. (

Related

Previous Post

Sa shqipëtarë jetojnë në Australi ?

Next Post

SI U VRA ISA BOLETINI, DËSHMIA E RRALLË!

Next Post
SI U VRA ISA BOLETINI, DËSHMIA E RRALLË!

SI U VRA ISA BOLETINI, DËSHMIA E RRALLË!

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

24/03/2025
Paga minimale në 2025-ën në vendet e rajonit

Paga minimale në 2025-ën në vendet e rajonit

29/04/2025
Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

13/01/2022
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Formohet harta e re politike – PS drejt shumicës në Parlament

Formohet harta e re politike – PS drejt shumicës në Parlament

12/05/2025
Rrebeshe të pasdites në Kosovë e rajon – ja si parashikohet moti të Hënën

Rrebeshe të pasdites në Kosovë e rajon – ja si parashikohet moti të Hënën

12/05/2025
Horoskopi Javor (11–17 Maj): Dashi fiton në financa, Luani dhe Binjakët shkëlqejnë në dashuri, Virgjëresha vlerësohet në punë

Horoskopi Javor (11–17 Maj): Dashi fiton në financa, Luani dhe Binjakët shkëlqejnë në dashuri, Virgjëresha vlerësohet në punë

11/05/2025
Asnjë votë për dorën që godet edhe të vetët!

Asnjë votë për dorën që godet edhe të vetët!

11/05/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Formohet harta e re politike – PS drejt shumicës në Parlament

Formohet harta e re politike – PS drejt shumicës në Parlament

12/05/2025
Rrebeshe të pasdites në Kosovë e rajon – ja si parashikohet moti të Hënën

Rrebeshe të pasdites në Kosovë e rajon – ja si parashikohet moti të Hënën

12/05/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info