Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

S’ka më azil: Kosova në listën e BE si vend i sigurtë

Komisioni i BE-së ka publikuar një listë me shtatë vende, që këtej e tutje konsiderohen si vende të sigurta të origjinës. Lista përfshin Kosovën, Indinë, Bangladeshin, Kolumbinë, Egjiptin Marokun dhe Tunizinë.

Valon Arifi by Valon Arifi
17/04/2025
in Lajme
0
S’ka më azil: Kosova në listën e BE si vend i sigurtë
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kërkesat për azilnga njerëzit që vijnë prej këtyre vendeve në të ardhmen mund të shqyrtohen në vendet anëtare të BE-së me procedurë të përshpejtuar, sepse ata kanë pak shanse për të fituar të drejtën e azilit.

Çdo aplikim shqyrtohet individualisht

Sipas të dhënave të Komisionit të BE-së procedura e përshpejtuar duhet të zgjasë më së shumti tre muaj. Vendet anëtare megjithatë duhet që të shqyrtojnë çdo kërkesë për azil individualisht, pavarësisht, nëse personi vjen nga një vend i klasifikuar i sigurt origjine apo nga ndonjë vend tjetër. Lista vlen për të gjitha vendet anëtare të BE-së, por nuk zëvendëson listat kombëtare. Nga shtatë vendet e reja të vlerësuara si të sigurta prej Komisionit të BE-së, deri tani asnjëri nuk është pjesë e listës së Entit Federal për Migracionin dhe Refugjatët në Gjermani (BAMF).

Komisioni deklaroi më tej, se vendet kandidate për anëtarësim në BE konsiderohet si shtete të sigurta origjine. Megjithatë ka përjashtime për vende, në të cilat në sfondin e konflikteve të armatosura mbizotëron “dhuna e shfrenuar”, ndaj të cilëve BE ka vendosur sanksione – ose edhe nëse kuota e pranimit është më shumë se 20 përqind për azilkërkuesit nga ky vend.

Reforma e azilit hyn në fuqi në qershor 2026

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Piantedosi, e vlerësoi listën si një “sukses” për qeverinë e tij. Roma në mënyrë të përsëritur është angazhuar për një kufizim më strikt të migracionit në BE. Parlamenti i BE-së dhe vendet anëtare duhet ta miratojnë këtë listë. BE vitin e kaluar ra dakord për reformimin e sistemit të përbashkët europian të azilit. Reforma do të hyjë në fuqi në qershor 2026.

Related

Previous Post

Krasniqi: Ndjej keqardhje se si Avni Dehari po keqpërdoret nga VV’ja për interesa politike

Next Post

Trump thuhet se parandaloi një sulm izraelit ndaj objekteve bërthamore të Iranit

Next Post
Trump thuhet se parandaloi një sulm izraelit ndaj objekteve bërthamore të Iranit

Trump thuhet se parandaloi një sulm izraelit ndaj objekteve bërthamore të Iranit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.