Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Skandal me dosjet Epstein: Jep dorëheqje këshilltari i sigurisë kombëtare i kryeministrit të Sllovakisë Miroslav Lajçak

Qendra Info by Qendra Info
02/02/2026
in Lajme
0
Skandal me dosjet Epstein: Jep dorëheqje këshilltari i sigurisë kombëtare i kryeministrit të Sllovakisë Miroslav Lajçak
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilltari për siguri kombëtare i kryeministrit të Sllovakisë ka dhënë dorëheqje pasi dosjet e publikuara nga Shtetet e Bashkuara zbuluan se ai kishte shkëmbyer mesazhe me financierin e ndjerë dhe abuzuesin seksual, Jeffrey Epstein, raporton BBC.

Kryeministri sllovak Robert Fico konfirmoi se ka pranuar dorëheqjen e këshilltarit të tij, Miroslav Lajčák, duke e cilësuar atë si një “burim të jashtëzakonshëm përvoje në diplomaci dhe politikë të jashtme”.

Dorëheqja vjen vetëm një ditë pasi Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së publikoi rreth tre milionë dokumente që lidhen me aktivitetet dhe kontaktet e Epsteinit. Edhe pse dosjet nuk dëshmojnë shkelje penale nga personat e përmendur, përfshirë Lajçakun, ato kanë ringjallur dyshime serioze për lidhjet e figurave të larta politike me financierin e diskredituar.

Sipas dokumenteve, në një shkëmbim mesazhesh të vitit 2018 – në kohën kur Lajçak ishte ministër i Jashtëm i Sllovakisë – ai dhe Epstein diskutonin për gra dhe për një takim të mundshëm me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov. Mesazhet përmbajnë komente me përmbajtje seksuale dhe gjuhë të papërshtatshme, të cilat kanë shkaktuar reagime të ashpra në opinionin publik sllovak.

Në një tjetër email të vitit 2017, Lajçak i kishte kërkuar Epsteinit ndihmë për të lobuar që një film i prodhuar nga një producente grua të futej në listën e ngushtë për çmimet Oscar.

Fillimisht, Lajçak i kishte mohuar raportimet, por më vonë – sipas mediave sllovake – ai vendosi të japë dorëheqjen për të shmangur dëmin politik ndaj kryeministrit Fico. Ky i fundit e ka cilësuar reagimin publik si “hipokrizi” dhe “sulm politik”.

Miroslav Lajçak ka shërbyer në katër qeveri sllovake, tre prej tyre të drejtuara nga Fico, si dhe në role të rëndësishme ndërkombëtare. Së fundmi, ai kishte qenë përfaqësues i posaçëm i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

Publikimi i dosjeve Epstein ka zbardhur edhe lidhje të tjera të financierit me figura të njohura ndërkombëtare, përfshirë politikanë, biznesmenë dhe anëtarë të familjeve mbretërore, duke e rikthyer në qendër të vëmendjes një nga skandalet më të rënda globale të viteve të fundit.

Related

Previous Post

FSK realizon kursin “Combat Life Saver” sipas standardeve të NATO-s

Next Post

Atifete Jahjaga mohon çdo lidhje me dosjen Epstein: Raportimet janë të pavërteta

Next Post
Atifete Jahjaga mohon çdo lidhje me dosjen Epstein: Raportimet janë të pavërteta

Atifete Jahjaga mohon çdo lidhje me dosjen Epstein: Raportimet janë të pavërteta

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.