Një veprim i papërgjegjshëm dhe i papranueshëm është regjistruar së fundmi në zonën turistike të Brezovicës, ku një qytetar është parë duke hedhur mbeturina nga vetura e tij.
Ngjarja ka ndodhur afër stazës, një zonë e frekuentuar nga vizitorë vendorë dhe të huaj. Sipas pamjeve, personi në fjalë ndaloi për pak çaste dhe hodhi mbeturinat pa asnjë hezitim, duke ndotur ambientin përreth.
Mbrojtja e mjedisit mbetet një sfidë e përbashkët, ndërsa raste të tilla tregojnë nevojën urgjente për edukim dhe respekt ndaj hapësirave publike.

