Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Skandal në Vushtrri: Arrestohen dy mjekë për marrje ryshfeti nga pacientët.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
13/05/2026
in Category
0
Skandal në Vushtrri: Arrestohen dy mjekë për marrje ryshfeti nga pacientët.
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se janë arrestuar dy mjekë të dyshuar të spitalit në Vushtrri, me iniciale E.S. dhe V.R., nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Sipas dyshimeve fillestare, i dyshuari E.S. në tri raste, ndërsa i dyshuari V.R. në pesë raste, kanë kërkuar dhe pranuar para nga qytetarët për ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së sigurisë për të ndaluarit.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë mbetet e përkushtuar në luftimin e korrupsionit, keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe çdo forme tjetër të kriminalitetit që cenon sundimin e ligjit, sigurinë publike dhe besimin e qytetarëve në institucionet publike”, thuhet në njoftim.

 

Related

Previous Post

Grabitje në Zveçan: Hajnat marrin 300 litra naftë dhe pajisje pune.

Next Post

Skandali në listën e Albin Kurti: Hajdari e Azemi, me aktakuzë dhe dënim në garë politike.

Next Post
Skandali në listën e Albin Kurti: Hajdari e Azemi, me aktakuzë dhe dënim në garë politike.

Skandali në listën e Albin Kurti: Hajdari e Azemi, me aktakuzë dhe dënim në garë politike.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.