Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka njoftuar se rezultatet përfundimtare do të shpallen vetëm pasi të përfundojë numërimi i:
-
votave me kusht,
-
votave të personave me nevoja të veçanta,
-
si dhe votave nga diaspora.
Ndërkohë, sipas njoftimit zyrtar, numërimi i votave të kandidatëve dhe konfirmimi i votave për subjektet politike do të nisë sot nga ora 12:00. Kjo është bërë e mundur pasi gjatë gjithë natës materialet zgjedhore janë pranuar dhe sistemuar në Qendrat Komunale të Numërimit.
Procesi i numërimit konsiderohet një nga fazat më të rëndësishme të zgjedhjeve, pasi prej tij varet ndarja përfundimtare e mandateve në Kuvendin e Kosovës dhe renditja e kandidatëve që do të marrin ulëse deputetësh.

