Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Sot shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Qendra Info by Qendra Info
31/01/2026
in Lajme
0
Javën tjetër përfundon rinumërimi, paralajmëron Elezi i KQZ-së
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës, e cila nis në ora 10:00, ku në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025.

Lajmi u konfirmua një ditë më parë nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili bëri të ditur se është përmbyllur i gjithë procesi paraprak zgjedhor.

KQZ njoftoi mbrëmë se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar rinumërimi i fletëvotimeve në të gjitha 2,557 vendvotimet, ku më 28 dhjetor 2025 u zhvillua procesi i votimit.

Fillimisht, me vendim të 13 janarit 2026, KQZ kishte caktuar rinumërim të plotë (100%) në 10 komuna, ndërsa në 28 komunat tjera ishte paraparë rinumërimi i 10% të vendvotimeve. Më pas, me vendimin e dytë të 19 janarit 2026, procesi i rinumërimit u zgjerua edhe në vendvotime shtesë në këto komuna.

Sipas KQZ-së, vendimet për rinumërim janë marrë me qëllim garantimin e saktësisë së rezultateve zgjedhore dhe reflektimin e drejtë të vullnetit të qytetarëve të Republikës së Kosovës, ashtu siç është shprehur në fletëvotime.

Me shpalljen e rezultateve përfundimtare, pritet të hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve dhe nisjen e afateve kushtetuese për formimin e institucioneve të reja.

Related

Previous Post

31 janar 1997 – Rënia heroike e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës

Next Post

Shërbimi i Mjekimit Shtëpiak në Prishtinë zgjeron kapacitetet, rreth 300 vizita ditore në shtëpitë e pacientëve

Next Post
Shërbimi i Mjekimit Shtëpiak në Prishtinë zgjeron kapacitetet, rreth 300 vizita ditore në shtëpitë e pacientëve

Shërbimi i Mjekimit Shtëpiak në Prishtinë zgjeron kapacitetet, rreth 300 vizita ditore në shtëpitë e pacientëve

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.