Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Sot shpallet aktgjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
10/07/2026
in Category
0
Sot shpallet aktgjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan.
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Themelore në Pejë pritet të shpallë sot aktgjykimin në rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan, një nga ngjarjet më të rënda të viteve të fundit në Kosovë.

Në bankën e të akuzuarve janë Halil Mehmetaj, Kastriot Mehmetaj dhe Kreshnik Mehmetaj, të cilët akuzohen për sulmin e armatosur ndaj një autobusi më 26 nëntor 2021, në fshatin Gllogjan të Deçanit.

Si pasojë e sulmit humbën jetën shoferi i autobusit, Gani Gjokaj, si dhe dy nxënës 17-vjeçarë, Ledion Hamzaj dhe Genta Mustafaj, ndërsa një pasagjer tjetër mbeti i plagosur.

Në seancën e fundit, Prokuroria kërkoi që tre të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe të dënohen me burgim të përjetshëm, duke argumentuar se provat e paraqitura gjatë shqyrtimit gjyqësor dëshmojnë përfshirjen e tyre në kryerjen e veprës penale.

Të njëjtin qëndrim e mbajti edhe pala e dëmtuar, e cila kërkoi që Gjykata të shqiptojë dënimin maksimal ndaj të akuzuarve.

Shpallja e aktgjykimit është caktuar të mbahet sot, duke filluar nga ora 14:30

Related

Previous Post

Bytyçi: PDK s’ka interes për koalicion me VV-në, LDK-ja e ka më atraktive hyrjen në Qeveri.

Next Post

Sulm me thikë në Ferizaj, i dyshuari arratiset nga vendi i ngjarjes.

Next Post
Sulm me thikë në Ferizaj, i dyshuari arratiset nga vendi i ngjarjes.

Sulm me thikë në Ferizaj, i dyshuari arratiset nga vendi i ngjarjes.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.