Sot, më 27 dhjetor 2025, po zhvillohet votimi në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës për qytetarët që jetojnë jashtë vendit dhe janë regjistruar me sukses për këtë formë votimi.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se votimi mund të realizohet me letërnjoftim, pasaportë ose leje vozitjeje të Republikës së Kosovës. Sipas vendimit të KQZ-së, lejohen edhe dokumentet me afat të skaduar.
Nga KQZ bëhet thirrje për pjesëmarrje, duke theksuar se çdo votë ka rëndësi në procesin zgjedhor të vitit 2025.
Votimi në përfaqësi diplomatike është pjesë e procesit zgjedhor për Zgjedhjet 2025 dhe synon të garantojë përfshirjen e diasporës në vendimmarrjen demokratike të vendit.

