Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

SPAK sekuestron apartamentin e ish-anëtarit të LVV, i dyshuar për trafik droge

Qendra Info by Qendra Info
26/02/2026
in Lajme
0
SPAK sekuestron apartamentin e ish-anëtarit të LVV, i dyshuar për trafik droge
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka sekuestruar një apartament në Qerret të Kavajës në pronësi të shtetasit nga Kosova Shemsi Bahtiri, i cili dyshohet për përfshirje në trafik droge.

Sekuestrimi u bë pas një kërkese për ndihmë juridike nga Prokuroria Speciale e Kosovës, e cila po e heton Bahtirin për përfshirje në aktivitete të paligjshme të trafikut të narkotikëve.

Bahtiri, ish-anëtar i Lëvizja Vetëvendosje, ishte përjashtuar më herët nga kjo parti. Arrestimi i tij u bë pas zbërthimit të komunikimeve në aplikacionin e koduar Sky ECC, të cilat u siguruan nga autoritetet franceze dhe ndihmuan në identifikimin e aktivitetit të dyshuar kriminal.

Sipas hetimeve, dyshohet se paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal janë investuar në pasuri të paluajtshme. Për këtë arsye, SPAK ka kryer verifikime jo vetëm për Bahtirin, por edhe për të paktën dy persona të tjerë të dyshuar si pjesë e grupit.

Nga të dhënat e Qendra Kombëtare e Biznesit rezulton se në emër të Bahtirit është regjistruar kompania “DAIMAN” sh.p.k., me aktivitet në shitblerjen e pasurive të paluajtshme, e themeluar më 11 mars 2025.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se ai zotëron një apartament në Qerret të Kavajës, i cili tashmë është vendosur nën sekuestro.

Bahtiri dyshohet për veprat penale: pjesëmarrje në grup kriminal të organizuar, trafikim dhe shpërndarje të narkotikëve, si dhe pastrim parash. Hetimet për rastin janë ende në vazhdim.Burimi: Panorama.al

Related

Previous Post

Thyerja e Zakonit Transatlantik të Evropës

Next Post

Moore: Edhe nëse numri i trupave amerikane zvogëlohet, NATO mbetet e pranishme në Kosovë, janë italianët e turqit

Next Post
Moore: Edhe nëse numri i trupave amerikane zvogëlohet, NATO mbetet e pranishme në Kosovë, janë italianët e turqit

Moore: Edhe nëse numri i trupave amerikane zvogëlohet, NATO mbetet e pranishme në Kosovë, janë italianët e turqit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.