Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

SPAK shpartallon celulën e Martinajt, zbardhen lëvizjet drejt atentatit të Dokles

Qendra Info by Qendra Info
12/12/2025
in Lajme
0
SPAK shpartallon celulën e Martinajt, zbardhen lëvizjet drejt atentatit të Dokles
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SPAK goditi sërish rrjetin kriminal të lidhur me Ervis Martinajn, duke arrestuar në orët e para të mëngjesit dy nga njerëzit e tij më të afërt: Elvin Merlika (47 vjeç) dhe Alket/Fred Xhixha (42 vjeç). Të dy konsiderohen “ushtarë të rrezikshëm” të bos-it të zhdukur të lojërave të fatit.

Operacioni u zhvillua në dy vila në Fushë-Kuqe, zona që njihet prej vitesh si bazë e Martinajt. Pamjet me dron treguan mënyrën se si Forcat Operacionale rrethuan objektet pranë lumit Droja, ku u gjet edhe një varkë që dyshohet se përdorej për lëvizje drejt Lagunës së Patokut.

Çfarë u sekuestrua brenda vilave

Policia gjeti:

  • 2 armë zjarri pistoleta

  • 2 armë gjahu

  • Radio komunikimi si ato të policisë

  • Jelek antiplumb

  • Sasi municioni luftarak

Të dy të arrestuarit figurojnë në dosjen e “Plumbit të Artë”, ku dëshmitari i drejtësisë, Nuredin Dumani, i përmend si pjesë të planit të Martinajt për eliminimin e Indrit Dokles, ish-kreut të bandës së Durrësit. Sipas Dumanit, Martinaj kishte ofruar 500 mijë euro për vrasjen e Dokles dhe kishte paguar paraprakisht 100 mijë euro, të dërguara në Kosovë nga Merlika dhe Xhixha.

SPAK i akuzon të dy për:

  • Sigurim kushtesh dhe mjetesh për vrasje në kuadër të grupit kriminal

  • Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal

  • Kryerje veprash penale në kuadër të organizatës kriminale

Po ashtu, SPAK ka kërkuar konfiskimin e 23 pasurive të Merlikës, përfshirë apartamente, troje, toka dhe kuota biznesi.

Operacion paralel në Shkodër

Në të njëjtën kohë, njësitë speciale RENEA zhvilluan një tjetër aksion në Dobraç, territor i njohur si bazë e grupit të Bajrave, duke bastisur disa objekte të lidhura me këtë fis të fuqishëm kriminal.

Operacionet konsiderohen një prej goditjeve më të koordinuara të muajve të fundit kundër dy prej rrjeteve më të njohura kriminale në vend.

Related

Previous Post

Aksident tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova”: Humb jetën një grua, lëndohet drejtuesi i kamionit

Next Post

Tahiri: Qeveritë e korruptuara të Kosovës nuk shkojnë në prokurori, në Shqipëri po

Next Post
Tahiri: Qeveritë e korruptuara të Kosovës nuk shkojnë në prokurori, në Shqipëri po

Tahiri: Qeveritë e korruptuara të Kosovës nuk shkojnë në prokurori, në Shqipëri po

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.