Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Specialja refuzon apelin e Pjetër Shala, mbetet në fuqi urdhri për zhdëmtimin e viktimave

Qendra Info by Qendra Info
29/01/2026
in Lajme
0
Specialja refuzon apelin e Pjetër Shala, mbetet në fuqi urdhri për zhdëmtimin e viktimave
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se kanë rrëzuar apelin e Pjetër Shalës kundër urdhrit për zhdëmtim, duke lënë në fuqi vendimin e mëparshëm të Trupit Gjykues për kompensimin e viktimave.

Sipas njoftimit zyrtar, Paneli i Gjykatës së Apelit, i përbërë nga gjyqtarët Mishelë Pikar, Kai Ambos dhe Nina Jorgensen, ka konstatuar se nuk ka pasur gabime ligjore apo në vlerësimin e provave, prandaj ka refuzuar të gjitha pikat e apelit.

Në procesin e zhdëmtimit morën pjesë tetë viktima, të cilat kërkuan kompensim për dëmet e pësuara. Me vendimin e datës 29 nëntor 2024, Trupi Gjykues kishte urdhëruar Shalën të paguajë 208 mijë euro, si kompensim për dëmin fizik, mendor dhe material të shkaktuar.

Apeli i Shalës përmbante pesë pika, ku ai pretendonte gabime në:

  • interpretimin e ligjit për shkakësinë,

  • vlerësimin e provave për dëmin material,

  • përcaktimin e përgjegjësisë dhe shumës së zhdëmtimit, duke e cilësuar atë disproporcionale,

  • si dhe kërkonte pezullimin e procesit të zhdëmtimit deri në përfundimin e apelit kundër aktgjykimit të fajësisë.

Megjithatë, Paneli i Apelit i rrëzoi të gjitha pretendimet, duke theksuar se kërkesa për pezullim ishte bërë e pavlefshme, pasi aktgjykimi i apelit për fajësinë ishte lëshuar më 14 korrik 2025. Gjykata vlerësoi se procesi i zhdëmtimit nuk e ka cenuar të drejtën e Shalës për një procedurë të drejtë dhe të shpejtë.

Me këtë vendim, urdhri për zhdëmtim mbetet në fuqi, ndërsa procesi për kompensimin e viktimave vazhdon sipas vendimit të Trupit Gjykues.

Related

Previous Post

Presidentja Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-ve, Anu Prattipati

Next Post

Normalizohet qarkullimi i kamionëve me Maqedonia e Veriut

Next Post
Ndërpritet qarkullimi i kamionëve në të gjitha pikat kufitare me Serbinë nga Sot

Normalizohet qarkullimi i kamionëve me Maqedonia e Veriut

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.