Gjatë një vizite në Gjirin Persik, Starmer u shpreh hapur i irrituar me pasojat që konflikti në Lindjen e Mesme po ka mbi jetën e përditshme të qytetarëve britanikë.
“Jam i ngopur që familjet po përballen me fatura që rriten e ulen për shkak të veprimeve të Putinit apo Trump në botë,” deklaroi ai.
Përplasja për Lindjen e Mesme
Starmer nuk u ndal vetëm te ekonomia. Ai doli hapur kundër qëndrimit të SHBA-së lidhur me sulmet izraelite në Liban, duke i cilësuar ato si të papranueshme.
“Duhet të ndalen. Kjo është bindja ime e fortë,” tha ai, duke shtuar se nuk ka rëndësi nëse teknikisht këto veprime shkelin marrëveshje apo jo.
Marrëdhënie në tension
Këto deklarata pritet të thellojnë edhe më shumë përplasjet mes Londrës dhe Uashingtonit, në një kohë kur marrëdhëniet brenda NATO janë tashmë të tensionuara.
Trump ka kritikuar vazhdimisht aleatët për mungesë mbështetjeje në luftën kundër Iranit, ndërsa Starmer ka refuzuar të përfshijë Britaninë në operacionet ushtarake dhe madje ka kufizuar përdorimin e bazave britanike për sulme.
Në sfondin e një bote që po zien, mes raketash dhe krizash energjetike, mesazhi i Starmer është i qartë: faturën e luftërave nuk po e paguajnë liderët, por njerëzit e zakonshëm.