Unioni i Studentëve Shqiptarë ka bërë thirrje për pjesëmarrje në marshin me moton “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë.
Sipas njoftimit, tubimi do të zhvillohet në orën 14:00 në Sheshi Skënderbeu, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Organizatorët theksojnë se marshimi do të jetë në nderim të atyre që kontribuuan për shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt 2008.
Po ashtu, është paralajmëruar nisje e organizuar me autobusë edhe nga Peja. Grumbullimi do të bëhet në orën 10:00 te Palestra e Sporteve Karagaçi.
Organizatorët u kanë bërë thirrje studentëve që t’i bashkohen marshit, duke e cilësuar 17 Shkurtin si ditë simbolike për vendin.
