Një lajm i mirë për bashkëatdhetarët tanë që jetojnë dhe punojnë në Austri. Duke filluar nga mesi i marsit 2026, shumë familje me të ardhura të ulëta do të kenë mundësi të përfitojnë një subvencion të ri fiks prej 200 eurosh për mbulimin e kostove të ngrohjes.
Subvencioni i ri do të zbatohet fillimisht në Austrinë e Epërme (Oberösterreich) dhe do të jetë i disponueshëm nga 16 marsi deri më 15 maj 2026.
Kush ka të drejtë të aplikojë?
Të drejtë aplikimi kanë:
-
Familjet me një person me të ardhura bruto vjetore deri në 21,883 €
-
Familjet me më shumë anëtarë me të ardhura bruto vjetore deri në 30,913 €
Aplikimi bëhet online në faqen zyrtare të landit të Austrisë së Epërme.
Subvencione edhe në landët e tjera – deri në 350 €
Përveç Austrisë së Epërme, bashkëatdhetarët tanë që jetojnë në landë të tjera mund të përfitojnë mbështetje financiare edhe më të lartë.
Salzburg
-
250 € për familjet e pranueshme
-
+100 € shtesë për banorët e qytetit të Salzburgut
-
Afati i fundit: 30 shtator 2026
-
Aplikimet janë hapur që nga 1 janari 2026
Steiermark
-
Subvencion prej 340 €
-
Kufiri i të ardhurave neto mujore:
-
1,661 € për një person
-
2,492 € për familje me shumë persona
-
-
+498 € shtesë për çdo fëmijë që përfiton ndihmë familjare
-
Afati i fundit: 27 shkurt 2026
Austria e Poshtme (Niederösterreich)
-
Pagesë e njëhershme prej 150 €
-
Afati i fundit: fundi i marsit 2026
Vorarlberg
-
Deri në 250 € subvencion
-
Afati i fundit: 13 shkurt 2026
-
Ata që kanë përfituar më herët nuk kanë nevojë të riaplikojnë
Mundësi për rimbursim mbi 1,000 € nga deklarata tatimore
Përveç subvencioneve për ngrohje, shumë familje mund të përfitojnë mesatarisht mbi 1,000 € rimbursim përmes deklaratës vjetore tatimore në Austri.
Me aplikacionet e reja digjitale, procesi mund të kryhet në pak minuta.
Në kohë të rritjes së çmimeve të energjisë, këto subvencione janë një mbështetje reale për shumë familje shqiptare në Austri. Rekomandohet që të gjithë bashkëatdhetarët të kontrollojnë kriteret sipas landit ku jetojnë dhe të aplikojnë brenda afateve të përcaktuara.

