Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Sulm ajror në Jemen: Të paktën 38 të vrarë në portin e naftës Ras Isa

Ardian Emini by Ardian Emini
18/04/2025
in Lajme
0
Sulm ajror në Jemen: Të paktën 38 të vrarë në portin e naftës Ras Isa
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të paktën 38 persona janë vrarë dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur nga një sulm ajror amerikan në portin e naftës Ras Isa, në perëndim të Jemenit, raportojnë mediat lokale. Ky është një nga sulmet më vdekjeprurëse që prej fillimit të ofensivës së SHBA-së ndaj rebelëve Houthi të mbështetur nga Irani.

Sipas televizionit Al Masirah, që kontrollohet nga Houthi-t, sulmi ndodhi të enjten dhe kishte si objektiv depozitat e karburantit që, sipas ushtrisë amerikane, furnizojnë operacionet e rebelëve.

“Qëllimi i këtyre sulmeve ishte të shkatërronin bazën ekonomike të Houthi-ve, të cilët po vazhdojnë të abuzojnë me popullsinë jemenase,” deklaroi Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) në platformën X (ish-Twitter).

Raportet fillestare, të cilat citojnë Ministrinë e Shëndetësisë së kontrolluar nga Houthi-t, flasin për të paktën 17 viktima, por numri u rrit ndjeshëm në orët në vijim. Reuters raporton se SHBA-ja nuk dha koment lidhur me shifrat e viktimave të publikuara nga grupi rebel.

Kjo ofensivë e fundit është pjesë e një fushate të vazhdueshme amerikane që nisi në janar, pas sulmeve të përsëritura të Houthi-ve ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq. Rebelët thonë se sulmet e tyre janë në shenjë hakmarrjeje për ofensivën izraelite në Gaza dhe synojnë anijet me lidhje izraelite ose perëndimore.

Që nga nëntori 2023, Houthi-t kanë ndërmarrë dhjetëra sulme me dronë dhe raketa, duke rrezikuar një nga rrugët më të rëndësishme të tregtisë detare globale.

Më herët, në mars, mbi 50 persona u vranë brenda dy ditësh nga sulmet ajrore të SHBA-së, sipas burimeve lokale në Jemen, duke shënuar përshkallëzimin më të madh ushtarak amerikan në rajon që nga administrata e presidentit Donald Trump.

Related

Previous Post

Deliu-Kodra: Nëse s’ka reflektim të shtunën, do të ndërmarrim hapa ligjor

Next Post

Letra e panjohur e Nolit për ministrin e jashtëm të SHBA-ve

Next Post
Letra e panjohur e Nolit për ministrin e jashtëm të SHBA-ve

Letra e panjohur e Nolit për ministrin e jashtëm të SHBA-ve

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.