Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Supremja i shfuqizon disa nene të udhëzimit për pagesat direkte në bujqësi – Ministria e Faton Pecit del jashtë kornizave ligjore

Enesa Veseli by Enesa Veseli
28/07/2025
in Lajme
0
Supremja i shfuqizon disa nene të udhëzimit për pagesat direkte në bujqësi – Ministria e Faton Pecit del jashtë kornizave ligjore
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Supreme e Kosovës ka shpallur të paligjshme dhe ka shfuqizuar disa nene të Udhëzimit Administrativ të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), që drejtohet nga ministri Faton Peci, në lidhje me pagesat direkte për bujqësi për vitin 2025.

Vendimi i Supremes u mor pas një ankese ligjore të paraqitur nga kompania e njohur vendore Stonecastle Vineyards & Winery Sh.p.k., e përfaqësuar nga Shoqëria e Avokatëve “Vokshi & Lata”, konkretisht nga avokatët Florin Lata dhe Urim Vokshi.

Sipas njoftimit për media të shpërndarë nga vetë Gjykata Supreme, trupi gjykues, pas shqyrtimit gjyqësor publik të mbajtur më 14 korrik 2025, ka vendosur të aprojë kërkesëpadinë dhe të shfuqizojë nenin 21, paragrafi 2, nënparagrafët 2.1 dhe 2.2 të Udhëzimit Administrativ (MBPZHR) Nr. 04/2025, i cili përcaktonte kriteret për përfitimin e subvencioneve bujqësore për këtë vit.

Në aktgjykimin me numër P.A.nr.08/2025, Gjykata ka konstatuar se këto dispozita janë në kundërshtim me ligjin, duke tejkaluar kompetencat që ministrisë i janë dhënë me ligj. Për më tepër, sipas Supremes, ato cenonin të drejtat e bizneseve bujqësore për trajtim të barabartë dhe krijonin baza të padrejta për përjashtim nga mbështetja financiare.

Ky vendim përbën një goditje të fortë politike dhe administrative për ministrin Peci, i cili ka qenë shpesh në qendër të kritikave për mënyrën se si menaxhohen fondet dhe politikat bujqësore në vend.

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga Ministria e Bujqësisë lidhur me këtë vendim të Supremes. Nuk dihet nëse do të ketë rishikim të udhëzimit administrativ apo një ankim të mëtejmë në instanca ndërkombëtare.

Gjykata Supreme, ndërkohë, ka theksuar se mbrojtja e ligjshmërisë në politikat publike mbetet parësore dhe ka nënvizuar nevojën që institucionet publike të veprojnë në përputhje me mandatin që u jep ligji, veçanërisht kur preken interesat ekonomike dhe të drejtat e qytetarëve apo bizneseve.

Vendimi:

Related

Previous Post

Zhduket 9 vjeçari Fatos Jakupi nga Suhareka, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij

Next Post

Mospërputhje të çmimeve në raft e arkë, Inspektorati në Gjilan gjobit marketet

Next Post
Mospërputhje të çmimeve në raft e arkë, Inspektorati në Gjilan gjobit marketet

Mospërputhje të çmimeve në raft e arkë, Inspektorati në Gjilan gjobit marketet

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.