Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Sveçla: Arsenali i zbuluar në Zveçan, i mjaftueshëm për një njësi terroriste – armët në pronësi të një politikani serb

Qendra Info by Qendra Info
22/06/2025
in Lajme
0
Sveçla: Arsenali i zbuluar në Zveçan, i mjaftueshëm për një njësi terroriste – armët në pronësi të një politikani serb
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas bastisjes së zhvilluar këtë të diel në fshatin Vallaq të Zveçanit, ku u sekuestrua një sasi e madhe armësh. Sipas tij, operacioni u zhvillua nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me AKI-në dhe Prokurorinë, nën monitorimin e KFOR-it dhe EULEX-it.

Gjatë bastisjes janë gjetur raketahedhës dore (të njohura si zolla), granata dore, armë të ndryshme dhe municion – një arsenal që ministri e cilëson “të mjaftueshëm për një njësi terroriste”. Sveçla deklaroi se armët ishin të fshehura në një objekt që, sipas informacioneve të para, i përket politikanit serb Aleksandar Arsenijevic.

“Krimi nuk mund të fshihet pas petkut politik. Institucionet tona do të vazhdojnë pa ndalur deri në çrrënjosjen e plotë të mbetjeve kriminale e terroriste të Serbisë në Kosovë,” theksoi Sveçla.

Hetimet për rastin po vazhdojnë, ndërsa autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur nëse ka persona të arrestuar.

Related

Previous Post

Zveçan: Policia e Kosovës sekuestron sasi të madhe armatimi në një stallë kuajsh

Next Post

SHBA rrit gatishmërinë ushtarake në Lindjen e Mesme mes kërcënimeve nga Irani

Next Post
SHBA rrit gatishmërinë ushtarake në Lindjen e Mesme mes kërcënimeve nga Irani

SHBA rrit gatishmërinë ushtarake në Lindjen e Mesme mes kërcënimeve nga Irani

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.