Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Sveçla përgëzon IPK-në për arrestimet: Krimi nuk ka vend në Polici

Qendra Info by Qendra Info
05/08/2025
in Lajme
0
Sveçla përgëzon IPK-në për arrestimet: Krimi nuk ka vend në Polici
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka përgëzuar Inspektoratin Policor të Kosovës për aksionin e ndërmarrë ditën e djeshme, që rezultoi me arrestimin e katër qytetarëve, përfshirë një zyrtar të lartë të Policisë së Kosovës.

Në një deklaratë publike, Sveçla theksoi se “krimi nuk ka vend në shoqërinë tonë, e posaçërisht në radhët e Policisë”, duke nënvizuar rëndësinë e pastrimit të këtij institucioni nga elementët që, sipas tij, “njollosin emrin e institucionit më kredibil dhe me besueshmërinë më të madhe në vend”.

Ai i bëri thirrje IPK-së për të vazhduar me vendosmëri aksionet ndaj veprimtarive të paligjshme brenda strukturave të sigurisë, duke ritheksuar se Policia e Kosovës duhet të jetë një adresë për luftimin e krimit, dhe jo strehë apo mburojë për veprimtari kriminale.

Ministri ka ritheksuar mbështetjen e tij të pakushtëzuar për veprimet e Inspektoratit, duke i cilësuar ato si jetike për ruajtjen e integritetit të Policisë së Kosovës.

Related

Previous Post

Lidhshmëria Dixhitale: Si Informatorët Civilë Po Riformësojnë Luftën

Next Post

Presidentja e Maqedonisë së Veriut reagon pas thirrjeve raciste: “Jemi të turpëruar nga ajo që ndodhi në Kumanovë”

Next Post
Presidentja e Maqedonisë së Veriut reagon pas thirrjeve raciste: “Jemi të turpëruar nga ajo që ndodhi në Kumanovë”

Presidentja e Maqedonisë së Veriut reagon pas thirrjeve raciste: "Jemi të turpëruar nga ajo që ndodhi në Kumanovë"

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.