Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Takimi inaugurues i Bordit të Paqes në Uashington, Trump dhe liderët botërorë mblidhen për Gazën

Qendra Info by Qendra Info
19/02/2026
in Lajme
0
Takimi inaugurues i Bordit të Paqes në Uashington, Trump dhe liderët botërorë mblidhen për Gazën
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në United States Institute of Peace në Uashington është zhvilluar takimi i parë inaugurues i Bordit të Paqes, nismë e krijuar nga presidenti amerikan Donald Trump për të koordinuar përpjekjet për rindërtimin dhe stabilizimin e Gazës.

Në këtë mbledhje morën pjesë liderë dhe përfaqësues nga dhjetëra vende, ndërsa Shqipëria u përfaqësua nga Edi Rama dhe Kosova nga Vjosa Osmani. Rama pritet të firmosë marrëveshjen për anëtarësimin e Shqipërisë si vend anëtar themelues i Bordit.

Sipas axhendës zyrtare, fjalimin hapës e mbajti presidenti Trump, i ndjekur nga Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio dhe i dërguari special Steve Witkoff. Mes 26 folësve të planifikuar ishte edhe kryeministri Rama.

5 miliardë dollarë për fazën e parë

Gjatë takimit pritet të zyrtarizohet angazhimi financiar prej 5 miliardë dollarësh nga vendet anëtare për fazën fillestare të rindërtimit të Gazës. Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, Bankës Botërore dhe Bashkimit Europian, kostoja totale e rindërtimit mund të arrijë rreth 70 miliardë dollarë pas më shumë se dy vitesh lufte.

Në këtë fazë, Shqipëria nuk ka detyrime financiare të shpallura publikisht, ndërsa kontributet e plota do të bëhen të ditura nga administrata amerikane.

Forca Ndërkombëtare e Stabilizimit

Shtetet pjesëmarrëse janë angazhuar gjithashtu për krijimin e një Force Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza, e mandatuar nga OKB deri në fund të vitit 2027. Misioni i saj do të përfshijë:

  • Sigurimin e zonave kufitare

  • Çmilitarizimin e Gazës

  • Parandalimin e rindërtimit të infrastrukturës ushtarake

  • Mbrojtjen e civilëve dhe sigurimin e korridoreve humanitare

  • Trajnimin dhe mbështetjen e forcave të verifikuara palestineze

Forca pritet të arrijë rreth 8,000 trupa në qershor. Mes vendeve që do të kontribuojnë me personel janë edhe Shqipëria, Kosova dhe Greqia.

Trump e ka cilësuar Bordin si “organin ndërkombëtar më me ndikim në histori”, ndërsa nisma ka marrë mbështetje nga disa vende, por edhe refuzime nga të tjera, përfshirë Vatikanin dhe disa shtete të BE-së.

Takimi i sotëm shënon nisjen zyrtare të një strukture të re shumëpalëshe që synon të menaxhojë krizën humanitare dhe stabilizimin afatgjatë në Gaza, në një moment delikat për diplomacinë ndërkombëtare.

Related

Previous Post

Ramush Haradinaj i gatshëm të jetë president i Kosovës, por pa marrëveshje politike nuk ka votë

Next Post

Arrestohen tre persona për vjedhje të rëndë në Mitrovicë, njëri i mitur

Next Post
Arrestohen 39 persona me urdhëresa të gjykatave gjatë muajit shtator

Arrestohen tre persona për vjedhje të rëndë në Mitrovicë, njëri i mitur

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.