Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Taravari jep dorëheqje të parevokueshme nga posti i Ministrit të Shëndetësisë

Qendra Info by Qendra Info
15/05/2025
in Lajme
0
Taravari jep dorëheqje të parevokueshme nga posti i Ministrit të Shëndetësisë
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut dhe njëherësh kryetar i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka dhënë dorëheqjen e tij të parevokueshme nga posti qeveritar.

Në një letër zyrtare drejtuar Kryeministrit Hristijan Mickoski, Taravari ka bërë të ditur largimin e tij nga qeveria, duke e cilësuar vendimin si rezultat të një reflektimi personal dhe profesional.

“Me këtë letër ju informoj se jap dorëheqje të parevokueshme nga funksioni i Ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut,” shkruan Taravari, duke theksuar se ka ushtruar detyrën me përkushtim, transparencë dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie ndaj qytetarëve dhe shtetit.

Ai shton se vendimi vjen pas një vlerësimi të kujdesshëm dhe është marrë në përputhje me parimet e tij personale dhe interesin më të mirë të institucionit që ka drejtuar.

“Ju falënderoj për besimin dhe mundësinë për të qenë pjesë e Qeverisë në një periudhë jashtëzakonisht të rëndësishme për sistemin shëndetësor,” thuhet më tej në letrën e dorëheqjes.

Taravari thekson se mbetet i hapur për bashkëpunim edhe në të ardhmen, duke u shprehur se do të vijojë të veprojë në shërbim të interesit publik.

Dorëheqja e tij vjen në një moment të rëndësishëm për zhvillimet politike në vend dhe pritet të ketë ndikim edhe në pozicionimin e Aleancës për Shqiptarët në raport me mazhorancën.

Related

Previous Post

Kryeministri Rama pret Presidentin e Këshillit të Evropës, Antonio Costa: “Mik im, urime!”

Next Post

LDK propozon qeveri gjithëpërfshirëse kalimtare si zgjidhje për krizën politike

Next Post
LDK propozon qeveri gjithëpërfshirëse kalimtare si zgjidhje për krizën politike

LDK propozon qeveri gjithëpërfshirëse kalimtare si zgjidhje për krizën politike

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.