Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

Të paktën 93 të vrarë nga sulmet izraelite mbi civilët që prisnin ndihmë humanitare në Gaza

21/07/2025
in Lajme
Reading Time: 3 mins read
Të paktën 93 të vrarë nga sulmet izraelite mbi civilët që prisnin ndihmë humanitare në Gaza
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ushtria izraelite ka qëlluar sërish mbi civilë palestinezë që prisnin ndihma humanitare, duke shkaktuar një tjetër tragjedi në Rripin e Gazës. Sipas Mbrojtjes Civile lokale, të paktën 93 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur të dielën, në disa pika të shpërndarjes së ndihmave në Gaza.

Tragjedia ndodhi në tri lokacione: 80 viktima u regjistruan në Gazën veriore, nëntë në afërsi të një qendre ndihmash në Rafah, dhe katër të tjerë pranë një pike shpërndarjeje në Khan Yunis, në jug të territorit. Programi Botëror i Ushqimit (WFP) i Kombeve të Bashkuara raportoi se një konvoj kamionësh të organizatës së tyre “u përball me një turmë civilësh të uritur që ishin nën zjarr” menjëherë pasi kaluan kufirin, shkruan BBC.

Nga ana tjetër, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë pohuar se kanë përdorur “të shtëna paralajmëruese” për të shmangur një “kërcënim të afërt”, ndërkohë që kanë vënë në dyshim numrin e viktimave të raportuara nga pala palestineze.

Uria po përhapet: qindra në rrezik vdekjeje

Ministria e Shëndetësisë në Gaza paralajmëroi se kriza humanitare është në përshkallëzim. Sipas saj, njerëzit po mbërrijnë në spitalet e territorit “në gjendje të rraskapitur dhe të shteruar plotësisht”, ndërsa të dielën raportoi 18 vdekje nga uria vetëm brenda një dite. “Trupat e tyre janë plotësisht të vyshkur”, thuhet në deklaratë.

Në Spitalin Shifa të Qytetit të Gazës, drejtori Hassan Al Shaer deklaroi për BBC Arabic se objekti është “plotësisht i mbingarkuar”. Jashtë spitalit, një grua dëshmoi: “Fëmijët po vdesin nga uria. Po mbijetojmë vetëm me ujë dhe kripë.”

Një banor lokal, në intervistë për AFP, tha se u përpoq të merrte një qese miell, por hasi në turma të dëshpëruara dhe “luftime vdekjeprurëse”. “Tanket na bombardonin rastësisht, dhe snajperët izraelitë qëllonin si të ishim kafshë në pyll”, tha ai.

OKB dhe agjencitë ndërkombëtare alarmojnë për krizë ekstreme humanitare

WFP e cilësoi dhunën ndaj civilëve që kërkojnë ndihmë si “krejtësisht të papranueshme”, ndërsa ka theksuar nevojën urgjente për ndihma bazë. Ndërkohë, Izraeli ka mohuar akuzat, duke deklaruar se “veprimet ushtarake kishin për qëllim eliminimin e kërcënimeve të afërta”.

Qytetarët e Gazës janë të detyruar të mbështeten thuajse vetëm në Fondacionin Humanitar Amerikano-Izraelit për ushqim (GHF). Megjithatë, OKB njofton se mbi 800 civilë janë vrarë pranë qendrave të ndihmës ose përgjatë rrugëve të konvojeve humanitare që nga fundi i majit.

Kequshqyerja është duke u përhapur me shpejtësi, sidomos mes grave dhe fëmijëve, dhe vetëm javën e kaluar janë raportuar tre raste të foshnjave që humbën jetën nga uria. WFP bëri të ditur se çmimi i miellit për bukë është 3,000 herë më i lartë se para fillimit të luftës.

Izraeli dëbon zyrtarin e OKB-së që denoncoi krizën humanitare

Në një tjetër zhvillim, autoritetet izraelite kanë revokuar lejen e qëndrimit të Jonathan Whittall, drejtor i Zyrës për Koordinimin e Çështjeve Humanitare të OKB-së (OCHA) në Izrael. Whittall kishte dënuar publikisht situatën humanitare në Gaza. Në Tel Aviv, ai u akuzua për përhapje “gënjeshtrash” rreth luftës.

Related

Previous Post

Kuvendi i Kosovës për herë të 50-të në përpjekje për konstituim – bllokada politike vazhdon

Next Post

51 vjet ndarje në Qipro: Grekët vajtojnë, turqit festojnë

Next Post
51 vjet ndarje në Qipro: Grekët vajtojnë, turqit festojnë

51 vjet ndarje në Qipro: Grekët vajtojnë, turqit festojnë

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

29/06/2025
Ky është fruti më i keq për shëndetin

Ky është fruti më i keq për shëndetin

23/06/2025
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

17/06/2025
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Punëtori që vdiq sot në Gjakovë ishte ushtar i UÇK-së, një vëlla i ra dëshmor në luftë

Punëtori që vdiq sot në Gjakovë ishte ushtar i UÇK-së, një vëlla i ra dëshmor në luftë

21/07/2025
“Situata e krijuar në Kuvend është absurde dhe në dëm të interesit të qytetarëve”

“Situata e krijuar në Kuvend është absurde dhe në dëm të interesit të qytetarëve”

21/07/2025
Anija më e madhe në botë për kabllot nënujore nis fazën e dytë për lidhjen energjetike Britani-Gjermani

Anija më e madhe në botë për kabllot nënujore nis fazën e dytë për lidhjen energjetike Britani-Gjermani

21/07/2025
Rama paralajmëron masa të forta për hapësirat publike dhe ndërtimet abuzive: Shqipëria 2030 nuk ndërtohet mbi shkelje

Rama paralajmëron masa të forta për hapësirat publike dhe ndërtimet abuzive: Shqipëria 2030 nuk ndërtohet mbi shkelje

21/07/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Punëtori që vdiq sot në Gjakovë ishte ushtar i UÇK-së, një vëlla i ra dëshmor në luftë

Punëtori që vdiq sot në Gjakovë ishte ushtar i UÇK-së, një vëlla i ra dëshmor në luftë

21/07/2025
“Situata e krijuar në Kuvend është absurde dhe në dëm të interesit të qytetarëve”

“Situata e krijuar në Kuvend është absurde dhe në dëm të interesit të qytetarëve”

21/07/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info