Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Ballina

Të panjohurat e jetës së aktores së famshme Katerina Josipit

Kati fillon karrierën prej aktoreje në Teatrin e Prishtinës dhe për njëzet vite luajti në mbi 70 shfaqje teatrale – që prej Maricës në dramën "Personi i dyshimtë" më 1949 e gjer tek roli i shërbëtores në shfaqjen "Tri ditë të kiametit" më 1969. Ajo bëri emër si pioniere e skenës teatrore kosovare dhe u kthye në një primadona të Teatrit të Prishtinës.

06/04/2021
in Ballina
Reading Time: 3 mins read
Të panjohurat e jetës së aktores së famshme Katerina Josipit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjilan. Është tetori i 1946-s. Po mbahen gjyqet ndaj veprimtarëve të organizatës ilegale patriotike të NDSh-së, Nacional Demokrates Shqiptare, e cila po e mbante bajrakun e rezistencës kundruall komunistëve jugosllavë në vitet e para pas Luftës së Dytë Botërore. Në mesin e shumë burrave aktivistë është edhe një vajzë e re.

Akuza e prokurorit famëkeq Ali Shukria e fajëson për strehim të Hamdi Berishës, një prej krerëve të NDSh-së, si dhe për fshehje në shtëpi të armatimit të organizatës. Ndonëse rrihet brutalisht në hetuesi, ajo nuk tregoi shokët. Në mungesë të provave, lirohet pas maltretimeve të shumta fizike e psiqike.

Ajo është vetëm 23 vjeçe dhe quhet Katarina Josipi. Të gjithë e njohin si Kati. Me prejardhje është nga Zymi i Hasit dhe atje kreu klasët e para në shkollën e atë Gjeçovit. Më pas jeton në Nish, ku babai i saj punonte si furrëtar. Pas luftës së prillit ’41, babai i saj kthehet në Ferizaj dhe këtu Kati nis hapat e parë të aktrimit amator… por edhe të veprimtarisë politike.

Në kohën sa jetonin në Ferizaj, vëllai i saj, Lazri, bëhet anëtar i NDSh-së, duke qenë nxënës i Gjon Serreçit, një prej udhëheqësve të saj. Në NDSh anëtarësohet edhe Katarina e re. Në vitin 1946 OZNA i arreston së bashku, motër e vëlla. Lazër Josipi u dënua me 12 vite burg.

Me t’i shpëtuar arrestimit, Kati fillon prej aktoreje në Teatrin e Prishtinës dhe për njëzet vite luajti në mbi 70 shfaqje teatrale – që prej Maricës në dramën “Personi i dyshimtë” më 1949 e gjer tek roli i shërbëtores në shfaqjen “Tri ditë të kiametit” më 1969. Ajo bëri emër si pioniere e skenës teatrore kosovare dhe u kthye në një primadona të Teatrit të Prishtinës.

Katarina u martua me Hilë Pjetrin, inxhinierin emigrant nga Kavaja. Në shenjë hakmarrjeje, UDB-ja vendos t’ia riatdhesojë burrin në Shqipëri, gjersa dy fëmijët e tyre katër dhe dy vjeçarë vdiqën nga një sëmundje e rëndë. Kati vendosi të mos martohej kurrë më.

Në vitin 1968, gjatë një vizite në Shqipëri, ajo e takoi edhe ish-burrin e familjen e re të tij. Ai kishte bërë dy fëmijë dhe ua kishte lënë emrat e djalit dhe vajzës së tyre të ndjerë. Pak muaj më vonë, në moshën 45 vjeçare, Katarina Josipi ndërroi jetë. Kati, e emërtuar sipas Shën Katarinës, po si në një shajni prej providencës, vdiq mu në ditën e Shën Katarinës së Sienës më 29 prill 1969.

Ajo u varros në Karashëngjergj të Hasit, ndanë varrit të atë Shtjefën Gjeçovit që serbët e vranë më 1929 për shkak se i mësonte fëmijët në gjuhën shqipe dhe ndanë varrit të atë Luigj Palës që malazezët e kishin vrarë më 1913 për shkak se i rezistoi konvertimit të dhunshëm të shqiptarëve katolikë.

Hamdi Berisha, për shkak të strehimit të të cilit ish arrestuar Kati, u dënua me pushkatim. 32 nga 37 aktivistët e arrestuar të NDSh-së morën dënime të larta, ndonëse disa prej tyre ishin akoma 16-17 vjeçarë e mosha mesatare e tyre mezi arrinte 30-shin. Të gjithëve së bashku iu shqiptuan 427 vjet burg.

Në dy vitet e ardhshme OZNA ia doli ta shtypte NDSh-në, por jo edhe gatishmërinë e vajzave dhe djemve shqiptarë për t’u organizuar dhe për të sakrifikuar për liri. Rrugën e Katarina Josipit dhe Marie Shllakut e vazhduan Xhevë Lladrovci, Hyrë Emini, Yllka Domi dhe qindra e mijëra vajza e gra të Kosovës.

Related

Previous Post

Çfarë Po Ndodh Me Vaksinat E AstraZeneca-S? Flasin Mjekët Në Diasporë

Next Post

Një shqiptare propozohet për kryeministre në Liban, kush është Ghada Arnaut

Next Post
Një shqiptare propozohet për kryeministre në Liban, kush është Ghada Arnaut

Një shqiptare propozohet për kryeministre në Liban, kush është Ghada Arnaut

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

24/03/2025
Paga minimale në 2025-ën në vendet e rajonit

Paga minimale në 2025-ën në vendet e rajonit

29/04/2025
Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

13/01/2022
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Barcelona ndryshon trashëgiminë e “numrit 10”: Ansu Fati largohet, Lamine Yamal merr stafetën

Barcelona ndryshon trashëgiminë e “numrit 10”: Ansu Fati largohet, Lamine Yamal merr stafetën

18/05/2025
Ilir Meta jashtë Parlamentit: Reagon nga burgu, flet për “zgjidhje pragmatiste” dhe fushatë të pabarabartë

Ilir Meta jashtë Parlamentit: Reagon nga burgu, flet për “zgjidhje pragmatiste” dhe fushatë të pabarabartë

18/05/2025
Pacient largohet pa autorizim nga Klinika e Psikiatrisë në Prishtinë – Sinjalizohet policia

Pacient largohet pa autorizim nga Klinika e Psikiatrisë në Prishtinë – Sinjalizohet policia

18/05/2025
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës – Avokati i Popullit: Pasoja të shumta për qytetarët

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës – Avokati i Popullit: Pasoja të shumta për qytetarët

18/05/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Barcelona ndryshon trashëgiminë e “numrit 10”: Ansu Fati largohet, Lamine Yamal merr stafetën

Barcelona ndryshon trashëgiminë e “numrit 10”: Ansu Fati largohet, Lamine Yamal merr stafetën

18/05/2025
Ilir Meta jashtë Parlamentit: Reagon nga burgu, flet për “zgjidhje pragmatiste” dhe fushatë të pabarabartë

Ilir Meta jashtë Parlamentit: Reagon nga burgu, flet për “zgjidhje pragmatiste” dhe fushatë të pabarabartë

18/05/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info