Në Gjykatën Speciale në Hagë do të mbahet të premten seanca gjyqësore për rastin e dytë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Thaçi në këtë proces gjyqësor akuzohet së bashku me Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi për veprën penale të pengimit të administrimit të drejtësisë.
Aktakuzat ndaj Kilajt, Smakajt, Fazliut dhe Kuçit janë konfirmuar më 5 dhe 6 dhjetor të vitit 2024.
Sipas procedurës gjyqësore, Kuçit i ishte mundësuar që të mbrohet në liri, ndërsa Kilaj, Smakaj dhe Fazliu qëndruan në paraburgim deri në shkurt të këtij viti, pas së cilës edhe ata do të vazhdojnë mbrojtjen në liri.
Të gjithë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm ndaj akuzave që rëndojnë mbi ta.
Seanca e radhës është planifikuar të nisë të premten në orën 09:30 në Hagë.

