Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Tensione në tregun e automjeteve në Prishtinë, shitësit tentojnë të bllokojnë rrugën për Policinë

Qendra Info by Qendra Info
08/02/2026
in Lajme
0
Policia nis fushatën “Duart në timon, jo në telefon”
0
SHARES
24
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një situatë e tensionuar është regjistruar të dielën në hapësirat përreth tregut të automjeteve në Prishtinë, mes zyrtarëve të Policisë së Kosovës dhe shitësve ilegalë.

Sipas informacioneve nga terreni, shitësit kanë tentuar të bllokojnë rrugën si shenjë proteste, pasi nuk po u lejohet të shesin produkte të tjera përveç pjesëve të automjeteve brenda tregut.

Komuna e Prishtinës, përmes Inspektoratit të Kryeqytetit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe inspektorët e AVUK-ut, që nga ora 05:00 e mëngjesit ka nisur një aksion të përbashkët në lokacionin e tregut të automjeteve dhe në zonat përreth.

Qëllimi i këtij aksioni është parandalimi i bllokimit të hapësirave publike dhe ndalimi i shitjes ilegale të shpezëve dhe produkteve të tjera që nuk lejohen në këtë treg.

Shitësit, të cilëve nuk u është lejuar të shesin sot në tregun që tradicionalisht mbahet çdo të diel, janë ankuar duke thënë se kanë ardhur nga qytete të ndryshme dhe kanë kërkuar që t’u mundësohet zhvillimi i aktivitetit tregtar.

Aktualisht, ata po qëndrojnë përballë zyrtarëve të Policisë së Kosovës në shenjë proteste, ndërsa situata mbetet nën kontrollin e autoriteteve.

Related

Previous Post

E diel mot i vranët me intervale dielli dhe riga shiu

Next Post

Netanyahu takon Trumpin të mërkurën në Uashington – në fokus Irani dhe programi bërthamor

Next Post
Trump inkurajon Netanyahun t’i vazhdojë sulmet në Iran

Netanyahu takon Trumpin të mërkurën në Uashington – në fokus Irani dhe programi bërthamor

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.