Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

“Termokos” përmbyll me sukses sezonin ngrohës 2024/2025

Ndërmarrja Publike “Termokos” SH.A. njofton se sot, më 15 prill, përfundon zyrtarisht sezoni ngrohës 2024/2025. Vendimi është marrë në përputhje të plotë me Rregulloren e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), si dhe bazuar në kushtet klimatike aktuale dhe parashikimet meteorologjike për ditët në vijim.

Qendra Info by Qendra Info
15/04/2025
in Lajme
0
“Termokos” përmbyll me sukses sezonin ngrohës 2024/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sezon i suksesshëm me rritje të kapaciteteve dhe cilësisë

Ky sezon është cilësuar ndër më të suksesshmit deri më tani, me ngrohje cilësore dhe të mjaftueshme për mbi 25 mijë konsumatorë përgjatë 181 ditëve.

Gjatë sezonit janë prodhuar gjithsej 362,520 MWh energji termike, që paraqet rritje prej 10% krahasuar me sezonin e kaluar (329,617 MWh). Ndërkohë, janë liferuar 307 GWh energji, ose 11% më shumë se vitin e kaluar.

Zgjerim i rrjetit dhe faturim sipas konsumit

Gjatë këtij sezoni, rrjeti i ngrohjes është zgjeruar me 33 objekte të reja banesore, përfshirë 1 shkollë dhe 2 objekte afariste, që përfshijnë 854 njësi banimi me një sipërfaqe totale prej 72,630.94 m².

Po ashtu, për herë të parë, është zbatuar metoda e faturimit sipas konsumit real, ku mbi 12 mijë konsumatorë, që kanë pajisje matëse, janë faturuar në bazë të shpenzimit të energjisë.

Synimi: modernizim dhe shtrirje më e gjerë

“Termokos” rithekson angazhimin për modernizimin e shërbimeve dhe zgjerimin e mëtejshëm të rrjetit të ngrohjes, me qëllim përfshirjen e sa më shumë qytetarëve të Prishtinës në sistemin qendror të ngrohjes.

Related

Previous Post

LDK zyrtarizon emrat e rinj për pozitat kyçe në Kuvend

Next Post

Mot i ngrohtë dhe reshje të izoluara priten sot në rajon

Next Post
Mot i ngrohtë dhe reshje të izoluara priten sot në rajon

Mot i ngrohtë dhe reshje të izoluara priten sot në rajon

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.