Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Tesla’ jashtë kontrolli lë dy të vdekur me shpejtësi maksimale, para përplasjes

Dy njerëz kanë humbur jetën pas një përplasjeje të tmerrshme kur një makinë elektrike ‘Tesla Series Y’ doli jashtë kontrolli dhe me të gjithë shpejtësinë goditi automjetet në ardhje përballë saj.

rinor_post by rinor_post
18/11/2022
in Lajme
0
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kompania prodhuese në zoterim të Elon Musk, mohonte përgjegjësinë për eventin por tha se do të japë ndihmën e nevojshme në hetimet e policisë për aksidentin.

Ndërkohë pamjet e tmerrshme të incidentit në kamerat e sigurisë nga Guangdong në Kinë, tregonin shoferin që tentonte fillimisht të parkonte makinën, e cila papritur rikthehet në rrugë dhe merr shpejtësi maksimale, në një seri rrugësh të ngushta.

Ajo përplas me të gjithë fuqinë një çiklist e një motoçiklist, para se të përplaset komë më kokë me një automjet në ardhje.

Familja e shoferit tha se ai kishte humbur kontrollin e makinës pasi pedali i frenave nuk funksiononte më. Policia tha se shoferi nuk ishte nën influencën e drogave apo alkoolit.

Në një intervistë me mediat kineze, shoferi i quajtur Zhan, tha: “E kuptova që makina nuk po funksiononte prandaj shtypa butonin e parkimit, por ajo nisi të shtonte shpejtësinë”, raporton rrjeti Newsweek .

“Papritur ajo nisi të ecte me të gjithë shpejtësinë, godita vazhdimisht frenat por më kot. Si shofer kamioni që jam, kur pashe se nuk kisha kontrollin e makinës nisa të kërkoj diçka me të cilën të përplasem”.

Zhan tha se ndjente lëvizjen e pedalit të frenave por asnjë nuk ndodhte, ai shtonte se gjatë incidentit nuk kishte prekur asnjëherë pedalin e gazit.

Ndërsa Tesla kundërshtonte versionin e ngjarjeve të Zhan duke thënë se nga pamjet duket qe Zhan nuk kishte tentuar të frenonte.’

“Na rezulton se pedali i gazit ka enë i shtypur për periudha të gjata në të cilat nuk ka pasur verim për frenim”, tha Tesla.

Por kjo nuk është hera e parë që Tesla përballet me akuza se programet e saj nuk i përgjigjen komandave, teksa sistemi i saj i “pilotit automatik” ka shkaktuar dhjetra aksidente e mbi 20 vdekje nga viti 2016 shkruan e përditshmja britanike Metro.

Vitin e kaluar në Paris një Tesla jashtë kontrolli shtoi shpejtësinë në një rrugë të mbushur me makina dhe përfundoi në një përplasje ku u vra një person dhe të paktën 20 u plagosën.

Related

Previous Post

The Last Guardian Playstation 4 Game review

Next Post

Shirat ia mundësojnë Shqipërisë shkëmbimin e energjisë me Kosovën

Next Post
Furnizimi me energji, shpresa tek tregu regjional

Shirat ia mundësojnë Shqipërisë shkëmbimin e energjisë me Kosovën

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.